AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Akademiku Luan Omari, kujtesa e mendimit juridik shqiptar

by Alb Times
29/10/2026
in Opinion
6
0
Akademiku Luan Omari, kujtesa e mendimit juridik shqiptar

Foto: Opinion

6
SHARES
313
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Akademiku Luan Omari, kujtesa e gjallë e një shekulli të mendimit juridik shqiptar

Nga ILIR ÇUMANI

Ndarja nga jeta e akademikut, Prof. dr. Luan Omari, në moshën 101-vjeçare, është një lajm i trishtë, një humbje e madhe për shkencën dhe kulturën shqiptare.

Është një çast reflektimi për vlerën e dijes, për përmasat e një jete intelektuale dhe përgjegjësinë që kemi ndaj trashëgimisë së njerëzve që i kanë shërbyer vendit me mendjen dhe veprën e tyre.

Një shekull jetë, është një rrugëtim i gjatë kushtuar dijes, studimit dhe formimit të brezave të juristëve, duke u shnderruar në diçka më shumë se një histori personale, për tu bërë pjesë e historisë së vetë shoqërisë.

Akademiku Luan Omari ishte një nga ata intelektualë të rrallë urtakësh me peshë të veçantë nga ajo armatë e vogël e inteligjencës shqiptare që e lidhën jetën e tyre me një fushë të rëndësishme të zhvillimit të vendit, me shkencën juridike, mendimin kushtetues dhe studimin e shtetit të së drejtës dhe të institucioneve.

Në këtë rrugëtim, ai ndërtoi një profil të spikatur akademik, me hulumtime dhe studime të shumta, duke i kushtuar dekada të tëra kërkimit shkencor, mësimdhënies dhe zhvillimit të mendimit juridik shqiptar.

Por rëndësia e një dijetari si Ai, nuk qëndron vetëm në atë që shkruan, por edhe në aftësinë për të ndikuar në mënyrën se si të tjerët mendojnë, analizojnë dhe e kuptojnë botën që i rrethon.

Vepra e akademikut Luan Omari i kapërcen kufijtë e librave dhe të auditorëve. Ajo gjendet në historinë e Fakultetit të Drejtësisë, në zhvillimin e institucioneve akademike, në studimet kushtuar së drejtës publike e kushtetuese dhe në formimin e brezave të tërë juristësh, studiuesish e intelektualësh.

Si anëtar themelues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si profesor dhe si studiues i angazhuar në debatet kushtetuese të vendit, ai ishte pjesë e një rrugëtimi të gjatë që lidhet ngushtë me zhvillimin e mendimit juridik dhe me përpjekjet për ndërtimin e institucioneve demokratike.

Jeta e tij përshkoi një shekull ndryshimesh të mëdha historike, ku ai ishte dëshmizar dhe protagonist i rëndësishëm sesi ndryshuan shoqëria, institucionet, sistemet dhe mënyrat e të menduarit.

Në këtë rrjedhë të gjatë kohore, ai mbeti i lidhur me studimin e së drejtës, duke kontribuar me përvojën dhe formimin e tij në një fushë ku dija, argumenti dhe përgjegjësia publike kanë një rëndësi të veçantë.

Sot, në çastin e lamtumirës, titujt akademikë dhe nderimet institucionale marrin kuptimin e tyre më të plotë kur shihen në dritën e veprës që përfaqësojnë.

Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Çmimi i Karrierës Akademike janë shprehje e vlerësimit për një jetë të gjatë në shërbim të shkencës dhe kulturës shqiptare.

Megjithatë, trashëgimia më e qëndrueshme e një intelektuali nuk matet vetëm me nderimet që merr gjatë jetës, por me rëndësinë që ruan mendimi i tij, me vlerën që mbart vepra e tij dhe me aftësinë e saj për t’u bërë pikë referimi edhe për brezat që do të vijnë dhe që nuk patën mundësinë ta takonin.

Largimi i akademikut Luan Omari nuk është vetëm një humbje njerëzore dhe akademike, por një moment që na kujton se kujtesa e një kombi ndërtohet përmes njerëzve që i japin përmbajtje historisë së tij intelektuale.

Një shoqëri që di të nderojë dijetarët e vet, di të nderojë edhe dijen, di të ruaj më së miri veprën e tyre si pjesë të identitetit të vet.

Vitet biologjike te një jete mund të përfundojnë, por mendimi nuk shuhet bashkë me jetën e atij që e krijoi. Ai vazhdon të jetojë në libra, në institucione, në kujtesën e studentëve dhe në pyetjet që brezat e ardhshëm do t’i drejtojnë së shkuarës.

Akademiku Luan Omari mbylli një rrugëtim 101-vjeçar, por vepra e tij mbetet pjesë e rrugëtimit të shkencës juridike shqiptare.

Në këtë ditë dhimbjeje, përulja dhe mirënjohja janë mënyra jonë për të nderuar një jetë të gjatë kushtuar dijes.

Le të mbetet kujtimi i tij jo vetëm një shenjë e respektit për të shkuarën, por edhe një nxitje për të ardhmen: për të studiuar më thellë, për të menduar më lirshëm dhe për ta vlerësuar dijen si një nga pasuritë më të çmuara të shoqërisë.

Lamtumirë Mik i paharruar!

Prehu në në paqen e merituar akademik Luan Omari!

Tags: AktualitetKryesoretKulturëOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

29/10/2026

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe gjithë komunitetit të EUFOR-it!

29/10/2026

Kievi: Zelensky, i gatshëm të diskutojë çështjet e territorit përballë me Putinin, vetëm ata mund ta ndryshojnë dinamikën!

29/10/2026

Erdogan shpall synimin në 103-vjetorin e Republikës: Me solidaritet dhe vëllazëri, drejt “Shekullit turk”

29/10/2026

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma! Dyshohet se u hodh, ishte shtruar për…

29/10/2026

Ministri Gogu urdhëron inspektimin për transferimet e të burgosurve gjatë 11 ditëve të fundit! Për Veliajn kërkon informacion mbi procedurat e ndjekura

29/10/2026

Samiti BE-Kanada, Antonio Costa: Marrëdhëniet tona nuk kanë nevojë për ndërmjetësimin e SHBA-së!

29/10/2026

Protesta e 31 tetorit, Franca nxjerr 70 mijë policë në terren! Paralajmërohen masa të rrepta ndaj dhunës

29/10/2026

“U kthye në SHPK…”- Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë! Protestat e dhunshme? PD të mbajë përgjegjësi nëse është përfshirë

29/10/2026

“Maskaradë…!”- Transferimi në burgun e Fierit, Veliaj: U deshën 31 orë të na thoshin se vendimi është sekret! Burgjet të tregojnë autorizimin e Kryeministrit

29/10/2026

VIDEO/ Me djalin e vogël në krah, momenti kur Ajola Xoxa hyn në paraburgimin e Fierit për të takuar Veliajn!

29/10/2026

Shpërthen bombola e oksigjenit në një ambulancë në Pakistan, 9 të vdekur dhe disa të plagosur

29/10/2026

Histori horror në Itali, i moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro!

29/10/2026

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 3,37 milionë eurove, Tatimet: 110 aplikime në e-Albania!

29/10/2026

Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale
  • Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe gjithë komunitetit të EUFOR-it!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.