AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Rama ul taksat e rrit pagat, avazi ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ nuk ndalet!

by Alb Times
29/10/2026
in Opinion
6
0
“Buxheti historik, kalon 10 mld euro”- Rama i përgjigjet Berishës: Ngroh sallatën tënde të urrejtjes dhe injorancës me dokumente gjysmë të pjekura, nesër…!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Jakin Marena

Kryeministri Edi Rama ka qenë gjithnjë nën ‘shënjestrën’ e opozitës, paneleve televizive dhe kritikëve deri në vetëmohim, të cilët e kanë akuzuar për vite e vite me radhë se politikat e tij qeverisëse janë spostuar shumë nga qendra e majtë të cilës i përket PS, drejt të djathtës!

Është akuzuar për pothuajse gjithçka që ka bërë në lidhje me sistemin e taksave, duke e etiketuar si një kryeministër që mbështet pasunarët dhe biznesmenët e mëdhenj, u shpik dhe termi ‘oligark’ për secilin biznesmen që merrte ndonjë punë publike për të realizuar! Është akuzuar se ka rënduar me taksa shtresën e mesme, ka favorizuar një grup biznesmenësh, ka nxjerrë jashtë skemës së taksimit një numër të madh biznesesh, fasha e të cilëve ishte tepër e lartë për t’u quajtur biznes i vogël, është akuzuar se ka rritur TVSH-në për të gjitha mallrat.

Ramën e akuzuan se mbajti taksën e qarkullimit tek distributori i naftës siç e kishte lënë qeverisja e PD, se ka lënë policët me pagesa mizerabël, të cilët sipas këtyre kritikëve nëpër panelet televizive, tashmë nuk kanë asnjë motiv që të garantojnë rendin e sigurinë më vend, si dhe akuza të tjera të këtij lloji!

Nuk janë lënë jashtë fokusit të goditjes nga kundërshtarët as lehtësirat e krijuara për të ngritur biznes në Shqipëri, për të ndërtuar hotele me 5 ujë dhe resorte turistike në zonat të ndryshme të vendit, në funksion të nxitjes së turizmit dhe thithjes së investimeve të huaja, pa përjashtuar këtu dhe përpjekjen për të mbajtur valutën brenda vendit, dhe ku për ironi të fatit edhe vetë 90 për qind e kritikëve të Ramës, kanë përfituar rëndshëm nga këto lehtësira, për vete apo familjarët e tyre!

Pavarësisht mbështetjes së marrë në katër mandate radhazi nga qytetarët, pikërisht edhe për këto politika e strategji financiare që ka ndjekur përmbi 13 vite me radhë, pavarësisht se ka marrë njëherësh edhe mbështetjen e FMN, Bankës Botërore e organizmave të tjerë financiarë të përbotshëm, shtuar këtu dhe të partnerëve tanë të mëdhenj, SHBA, BE e Britania e Madhe, teksa Shqipëria është renditur në vendet pararojë të rajonit për zhvillimin ekonomik e qasjen ndaj biznesit vendas dhe të huaj, sërish panelet televizive të përnatshme nuk kanë reshtur së godituri qeverinë e socialistëve dhe vetë kryeministrin Edi Rama! Për gjithçka ka bërë në këtë vend!

Të përmbledhura në një fjali, që nga opozita e deri tek panelistët e përnatshëm të saj, si dhe ‘zogjtë’ e instagramit e të rrjeteve sociale, e kanë akuzuar Ramën se favorizon të pasurit, në kurriz të shtresave në nevojë e shtresës së mesme! Akuza me pa të drejtë këto, pasi që nga paga mesatare e deri te pensionet, si dhe pagesat për shtresat në nevojë janë rritur vit pas viti, jo vetëm si një detyrim për të realizuar mbështetjen sociale për këto kategori, por dhe për shkak të mundësisë së krijuar nga buxheti i shtetit, i cili ka pasur rritje vit pas viti, si pasojë e shëndoshjes dhe rritjes së ekonomisë shqiptare!

Për të ilustruar me shifra dhe fakte këto që po themi, përmendim se këto ditët e fundit janë prezantuar edhe pikat kryesore të paketës fiskale për vitin e ardhshëm, të buxhetit të shtetit për vitin 2027! Ku për herë të parë në histori, buxheti i shtetit shqiptar kalon pragun e 10 miliardë eurove, çka tregon se Shqipëria dhe ekonomia jonë po ecin para dhe po rriten. Ndërsa borxhi publik, i cili ishte në nivele të frikshme, ka rënë në një prag të poshtëm historik. Dhe këtë e thonë të gjitha shifrat e faktet e institucioneve financiare ndërkombëtare, sipas të cilëve ekonomia shqiptare vazhdon të jetë ndër më dinamiket ne rajon, me një ecuri të lartë e të qëndrueshme, e me rritje të nivelit të të ardhurave reale për të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare.

Për këtë arsye qeveria shqiptare, edhe në këtë draft për vitin 2027, po tregon qartë se do të vijojë të mbetet bindshëm në anën e taksimit të ndershëm, parimi i të cilit është se ‘kush fiton më shumë paguan më shumë’, me objektiv të vetëm, zbutjen me sa mundësi financiare ka, të diferencave sociale që krijon transformimi i shpejtë ekonomik. Por synimi i këtyre ndryshimeve ka qenë vënia e gjithë kësaj rritjeje ekonomike, në funksion të familjeve të zakonshme shqiptare, pra shtresave më në nevojë të popullsisë e deri tek shtresa e mesme.

Kështu, ulet norma TVSH për ushqimet bazë, nga 20 për qind në 6 për qind, për 54 produkte, ku përfshihen mes të tjerash mishi, peshku, bulmeti, vezët, mielli, vajrat, sheqeri, makaronat, frutat, perimet e ushqimet bazë për foshnjat. Kjo shton në arkën e familjeve shqiptare rreth 150 milionë Euro në vit për ushqimin. Kurse praktika e re e Pasqyrës së Çmimeve do të zgjerohet e fuqizohet, për të garantuar që ulja e çmimeve të shportës të jetë e mbrojtur nga abuzuesit e mëdhenj.

Ndërkohë që nuk preket norma e tatimit të fitimit të sipërmarrjes, e cila mbetet 15 për qind, praktikisht në nivelin më të lartë në rajon. Pra tatohen të mëdhenjtë, biznesi i madh me normën më të lartë në Ballkanin Perëndimor. Por në anën tjetër rritet në normën më të lartë që ka rajoni tatimi mbi dividentin e tyre, që duke shkuar nga 8 për qind në 15 për qind, i ngarkon biznesmenët e mëdhenj me një taksë më të ndershme mbi fitimin e tyre, në funksion përsëri të lehtësimit të atyre që kanë më pak.

E në mbështetje të shtresës së mesme, mes tyre dhe të rrogtarëve të shtetit, përmes paketës së re fiskale, qeveria ul barrën tatimore. Janë  32,000 tatimpagues që janë pjesë vitale e shtresës së mesme që e kërkojnë prej kohësh këtë lëvizje, rritjen e pragut të sipërm të tatimit mbi pagën, nga 200 mijë në 300 mijë lekë të reja. Por dhe vendoset një prag të ri i tatimit mbi pagën 700 mijë lekë të reja, ku norma e tatimit bëhet 30 për qind, në radhë të parë si një instrument për të mbyllur shtegun e evazionit të dividentit. Pra tatohen më shumë pagat e larta.

Për të eleminuar spekulimet nga ana e bizneseve të mëdha, që ‘copëtohen’ në kompani më të vogla për të përfituar në kurriz të ligjit për përjashtimin e biznesit të vogël nga tatimi, ulet pragu i aplikimit të TVSH për çdo biznes me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë, pasi shumë biznese të vogla vazhdojnë të abuzohen duke i shërbyer si guacka bizneseve të mëdha për t’u fshehur. Kështu qëndron e paprekur taksa zero mbi fitimin për të gjithë biznesin e vogël deri në 2029.

Nga ana tjetër, sërish në kushtet kur të ardhurat e tyre rriten çdo vit, ndërsa ka probleme me deklarimin e këtyre të ardhurave nga ana e pronarëve të hoteleve, me paketën e re rritet norma e TVSH-së në hoteleri nga 6 për qind në 10 për qind,  duke përjashtuar nga kjo rritje agroturizmin.

Njëherësh në paketën e re fiskale, është ndjerë nevoja për vendosjen e një sistemi të ri taksimi të ekonomisë digjitale, duke filluar nga ata që arrijnë të ardhura tepër të larta, por të padeklaruara, përmes rrjeteve sociale si influencerë. Ndërsa po përgatiten ligje e vendime të tjera, si dhe disa masa të reja që shkojnë në solidaritet me ata që e ndjejnë më shumë presionin e rritjes së kostove të jetesës nga rritja ekonomike dhe nga zhvillimi ekonomik që krijon vetvetiu pastaj hendeqe, për të cilat qeveria po mendon se duhet bërë gjithçka për t’i ngushtuar.

Rritje fiskale merr dhe ndërtimtaria, e cila me gjithë fluksin e lartë të rritjes, pavarësisht kërkesës e ofertës apo çmimeve tepër të larta që kanë fiksuar, është parashikuar një super-taksë prone për ata që blejnë dhe mbajnë apartamente bosh, duke refuzuar t’i japin me qira. Duhet të paguajnë njësoj me një fjalë, siç po bëjnë në disa vende të tjera të Europës që po përballen me koston e lartë të apartamenteve. Po ashtu është parashikuar një super-taksë prone për vilat në bregdet, pasi edhe ata duhet të paguajnë më shumë për pronën e tyre si dhe një çmim të shumëfishuar për ujin e pishinave, e fiksuar kjo në një tjetër ligj. Ndërsa në këtë paketë fiskale do të ketë një super-taksë edhe për makinat e luksit.

Dhe më e rëndësishmja, është parashikuar heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës, që do të ulë automatikisht me 32 lekë çmimin e saj, ndërsa taksa do të rikthehet te makina, për ta mbledhur përmes Drejtorisë përkatëse të Transportit Rrugor. Një nga vendimet më të mirëpritura nga të gjithë qytetarët shqiptarë të pajisur me automjete, të vogla e të mëdha! Dhe s’janë pak ata që përfitojnë, pasi  mesatarisht, pothuajse nga një person për familje disponon një makinë.

Dhe për t’u kthyer dhe në lehtësirat ndaj të rinjve që kërkojnë të shkollohen, 60 për qind, ose 6 në 10 studentë, sot falë paktit me qeverinë përfitojnë të paktën një formë mbështetjeje të drejtpërdrejtë nga shteti, e detajuar ku 4118  studentë marrin bursë për rezultate të larta në studime; 4648 studentë të tjerë marrin bursë si fëmijë familjesh në nevojë, 434 studentë të shkëlqyer marrin bursë sa një pagë minimale çdo muaj, 10152 janë të përjashtuar plotësisht nga tarifa e Universitetit si dhe 27050 të tjerëve ua paguan qeveria 50 për qind të tarifës së studimit.

Ndërsa në Tiranë, tarifat që paguajnë studentët për konviktet mbulojnë më pak se një të tretën e kostos vjetore, pa llogaritur këtu investimet që janë bërë dhe do të vazhdojnë të bëhen për të rritur kapacitetet dhe cilësinë e konvikteve. Nga ana tjetër, të gjithë studentëve që vijnë nga familje në vështirësi ekonomike bursa u rritet me plus 15 mijë lekë, pra u bëhet praktikisht sa një gjysmë page minimale, 25 mijë lekë dhe u shtrihet edhe në nivelin master.

Ndërkohë që në ligjin e ri për strehimin, parashikohen të tjera lëvizje lehtësuese për studentët e për çiftet e reja, që nga qiratë e bashkëfinancuara me qeverinë deri te kreditë me zero apo vetëm 3 për qind interes sipas kritereve dhe kushteve që përcaktohen nga ligji. Por dhe duke vendosur kusht për biznesin që, sipas një formule të caktuar, të punësojë studentë me një gjysmë page minimale.

Dhe në fund, qeveria ka vendosur dyfishim bonusi dhe indeksim në prill për pensionistët, duke e rritur fashën e përfitimit për mijëra pensionistë, një shtresë që kërkon me patjetër mbështetjen e fortë të qeverisë, në të gjitha kohët! Që tashmë është kthyer në një traditë për qeverinë!

Ndërkohë që efektivët e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë paga të reja, të cilat, variojnë nga 150 mijë deri në 200 mijë lekë, në varësi të funksionit dhe gradës. Nga 1 janari 2027 do të rriten pagat për punonjësit e policisë, rritje të cilën e premtoi kryeministri Rama, ndërkohë që të gjithë ata efektivë që po përballen me këto protesta, do të përfitojë menjëherë një shpërblim prej 2500 eurosh. Nisma është propozuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hitaj, dhe është dakordësuar me ministrin e Brendshëm, Demo, përpara se t’i përcillej qeverisë për miratim.

Skema e re e pagave parashikon 200 mijë lekë për rolin bazë, ndërsa për funksionet që përfshijnë gradat nga nënkomisar e deri te rolet madhore, paga parashikohet në masën 150 mijë lekë. Rritja synon të ndikojë në motivimin e punonjësve të policisë e në përmirësimin e kushteve financiare të tyre. Kjo e kërkuar nga të gjithë!

I përmendëm këto zhvillime, për të qenë korrektë me veten dhe qytetarët, dhe për t’i ballafaquar këto në dy kohë, me atë çfarë është thënë nga opozitarët dhe kritikët nëpër panelet televizive, përpara se të bëheshin publike, kritika që konkludonin me akuzën se përse nuk bëhen këto ndryshime nga ana e qeverisë, të cilën e akuzuan për mungesë vullneti në shërbim të qytetarëve!

Por menjëherë sapo u bënë publike ulja e taksave për shumicën e shqiptarëve, rritja e taksimit për bizneset e mëdha, rritja e kujdesit për studentët dhe rritja e pagave për policët apo rritja e pensioneve, më shumë se sa një vlerësim për këto masa në shërbim të qytetarëve e më gjerë, të kërkuara dhe nga vetë opozita si dhe këto panelet televizive të përnatshme, pikërisht të njëjtët persona, iu kundërvunë kryeministrit Rama se pse po ul taksat nga të cilat përfiton pjesa më e madhe e popullsisë, pse po hiqet taksa e qarkullimit të automjeteve nga çmimi i naftës, pse ulet TVSH për produktet e shportës e më gjerë, pse po rriten pagat e policëve e pse rriten pensionet!

Dikush nga ky kontigjent thotë se Rama gjithçka e ka bërë nga presioni i protestave, anipse tashmë protesta është katandisur si foltoret e dikurshme të Saliut, në fakt Berisha e mori dhe protestën dhe sheshin! Dikush thotë se Rama ka ndryshuar skemën e qeverisjes, duke u zhvendosur nga e djathta në të majtë, dikush tjetër thotë se e ka bërë nën presionin e zgjedhjeve vendore që janë në prag. Ka dhe më keq, pasi ka të tjerë që thonë se këto lëvizje Rama i ka bërë për të forcuar policinë dhe për ta përdorur kundër protestuesve, anipse policinë e kishin cilësuar vetë ata si të keqtrajtuar financiarisht e pa fuqi reaguese, deklarata të dhëna nga çdo panel televiziv, sidomos gjatë këtyre protestave të dhunshme! Madje i bënin thirrje që të dorëzonte kapelet, pasi po mbronin, sipas tyre, një qeveri që s’kishte bërë asgjë për ta!

Ka akoma më të guximshëm, që pa u bërë syri ‘ujë’ fare, e thonë në mes të emisionit, se Rama për hir të së vërtetës ka treguar guxim tepër të madh me këtë paketën fiskale që përmban reforma tepër të majta, sa në këtë situatë po mundohet t’ju bëjë karshillëk opozitës dhe mbi të gjitha njerëzve që kanë dalë në shesh për të protestuar! Guximi po, por karshillëku nuk e dimë se ku po e shohin opozita dhe panelistët! Berisha në fakt sheh kudo të keqen tek Rama, e ka armik në dizpozicion dhe kështu ia do puna!

Në fakt Rama vërtet ka treguar guxim, edhe kur ra tërmeti ku bëri gjithçka dhe i mbylli pasojat, teksa e përballoi jo vetëm me buxhetin e shtetit por dhe mblodhi financime në formë grantesh dhe kredish të buta nga tërë bota demokratike, duke e lehtësuar zgjidhjen për qytetarët e dëmtuar! Por edhe kur ra pandemia, të cilën qeveria ‘Rama’ e përballoi me dinjitet, pasi ishte situatë vërtetë shumë e vështirë! Guxim është që dhe këtë situatë krize, të mbarsur me luftëra nga Ukraina në Lindjen e Mesme, por dhe me ndërhyrje direkte nga jashtë për destabilizimin e vendit përmes djegieve, shkatërrimeve dhe vjedhjeve të institucioneve, biznesit e bankave, ta përballosh këtë situatë e të marrësh masa efikase në shërbim të qytetarëve të tu! Por dhe të vijosh me të njëjtën ritëm reforma integruese për në BE. Shtetarët në kohë të vështira për shtetin dallohen dhe e tregojnë veten, sa guxim kanë dhe sa efikasë janë për të përballuar të keqen!

Pra Rama po ‘kryqëzohet’ njësoj dhe tani që mori këto masa dhe reforma, në favor të një mase të gjerë të qytetarëve shqiptarë, nga këto njerëz, që nuk dihet në fund të herës se çfarë kërkojnë! Kësaj i thonë, ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’! Çfarëdo që të bëjë kjo qeveri, sërish do të goditet, kështu po ndodh edhe me paketën e re fiskale, prej të cilës përfitojnë shumica e shqiptarëve! Dhe për më tepër, ishte e planifikuar për t’u realizuar, në kuadër të përafrimit me BE dhe mbylljes së negociatave të anëtarësimit me Unionin.

Këtu problemi nuk janë masat, as kryeministri! Problemi është tek ata të cilët duan të ndryshojnë realitetin politik, por u mungon fuqia për të qenë alternativë! Dhe katandisen që nga zvarritjet e të bërit qesharakë nëpër panelet televizive, e deri tek thirrjet për dhunë dhe djegie, për grushte shteti dhe përmbysje qeverish! Por dhe këtu s’kanë takat, pasi shqiptarët i njohin dhe menjëherë distancohen prej tyre! Kështu do të ndodhë sa herë që ky model i të bërit politikë, pra duke qenë kundër gjithçkaje, edhe kundër vetes, do të aplikohet nga ata që janë në opozitë sot dhe që do të vijojnë për shumë e shumë kohë kështu! Bashkë dhe me mbështetësit e tyre nëpër panele!

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Histori horror në Itali, i moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro!

29/10/2026

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 3,37 milionë eurove, Tatimet: 110 aplikime në e-Albania!

29/10/2026

Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

29/10/2026

Prokuroria kërkon rigjykimin e Lindsey Clancy, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj

29/10/2026

Tymi i zi toksik mbulon Elbasanin, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin!

29/10/2026

Do garojë si presidente? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

29/10/2026

DOSJA/ Irfan Hysenbelliu, skemë korruptive për të zhvatur 600 milionë euro nga paratë e shqiptarëve

29/10/2026

Rrëzohet helikopteri ushtarak italian i EUFOR-it në Bosnjë, raportohen tre të vdekur dhe 12 të plagosur!

29/10/2026

Akademiku Luan Omari, kujtesa e mendimit juridik shqiptar

29/10/2026

Dita e 17-të e tubimit në Tiranë, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, pjesëmarrje e ulët dhe pa tensione!

29/10/2026

Sondazhet alarmuese/ Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ekspertët: Testi më i rrezikshëm i Donald Trump, ja çfarë pritet të ndodhë!

29/10/2026

“Të mos mjaftohemi me fjalë”- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik

29/10/2026

“Kisha frikë për veten dhe familjen”- Vrasja e shqiptarit në Itali pas sherrit për pazaret e drogës, 29-vjeçari rrëfen krimin: Trupin ia hodha në pus dhe…

29/10/2026

Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

29/10/2026

Rama ul taksat e rrit pagat, avazi ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ nuk ndalet!

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Histori horror në Itali, i moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro!
  • Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 3,37 milionë eurove, Tatimet: 110 aplikime në e-Albania!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.