• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

VIDEO / Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

25/12/2024
in Kronikë
VIDEO / Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar për shkatërrim prone. Ai tregon, se si pasojë e një konflikti që nisi në rrjetet sociale, me një përdorues të panjohur më parë, qëndroi fillimisht në paraburgim për disa ditë e më pas masën e sigurisë e kreu në banesë. Por ai pretendon se nga një person që ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi u kanos dhe u dhunua nga dy persona, në përfundim u mor i pandehur.

“Kam pasur një debat në rrjetin social TikTok ku një person i panjohur më është drejtuar me fyerje dhe sharje, nuk e njihja. Unë i kam thënë që jetoj në Xxx vend dhe nëse ke gjë mund të më takosh dhe të sqarohemi. Unë kam qenë live, kur vjen një makinë e më pret rrugën, dy persona të maskuar dhe më sulmuan direkt me armë të ftohta siç është leva, kriku i makinës dhe unë në ato momente kam reaguar për vetëmbrojtje, pastaj ata janë larguar nga vendngjarja. Unë kam pritur, kam thirrur policinë dhe i kam lënë të gjitha provat aty. Kam shkuar të denoncoj, kam denoncuar. Policia ka marrë dhe deklaratën e dëshmitarëve që kanë qenë. Ka qenë prokuror Enkled Gjini ku ka kërkuar arrestimin me burg, pastaj unë jam futur në burg dhe çështja e konfliktit është hequr dhe është lënë vetëm shkatërrimi i pronës. Unë nuk e kuptoj arsyen. Gjykimi i shkurtuar që është dhënë ishte 4 muaj e 20 ditë”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.



Ngjarja ndodhi në 2 Shkurt 2024 në Paskuqan. Nga këqyrja e këtyre pamjeve, shihet, se i riu ka qëndruar me mjetin e tij para disa bizneseve të zonës, në rrugë kryesore. Nuk vonoi shumë dhe drejt tij u afruan dy persona, gjysmë të maskuar të cilët pasi zbritën nga mjeti i tyre dhe të pajisur me mjete të forta, u përpoqën të hapin të dyja dyert e përparme, duke dëmtuar mjetin.

Sipas denoncuesit, gjithçka po transmetohej drejtpërdrejt në rrjet. Ai ka vazhduar të largohet, por e ka pasur të pamundur. Ka zbritur dhe i ka rrëmbyer levën njërit prej tyre dhe konflikti i dhunshëm ka vazhduar për disa minuta në prani të dëshmitarëve të tjerë. Pas kësaj është njoftuar policia dhe 33-vjeçari ka pritur aty, ndërsa dy të tjerët gjetën një mjet dhe u larguan nga vendngjarja.

“Në kushtet e vetëmbrojtjes jam dënuar për shkatërrim prone, kur kjo gjë mua më mbetet njollë. Mund të kërkoj një punë në shtet. Tani që jam dënuar kam marrë në rrjet mesazhe nga njerëz që nuk i njihja”, shton më tej denoncuesi.

Në fund të të gjithë kësaj historie, u dënua 33-vjeçari si dhe personi tjetër, të dy për shkatërrim prone ndërsa i habitshëm është fakti se nuk është parë të jetë punuar në asnjë moment për personin e tretë, që gjithashtu është pjesë e këtij konflikti.

Më të lexuarat

  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjyqtari Rexhep Bekteshi shpall të pafajshëm Trifon Muratajn: Kokainën në bananet e tij e kanë harruar trafikantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përplas fizikisht me gazetarin para Kuvendit, reagon Braçe: Më kishin zënë pritë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Enno Bozdo i PD me 31 pasuri ‘duke kursyer’ nga rroga, 26 prona në emrin e babait

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Kthimi i Veliajt imediat’, Valteri sulmon Ristanin: Kryetarja më e tmerrshme që ka pasur Tirana, nuk pastron as qytetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!