AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

by Alb Times
14/07/2026
in Kryesore, Politikë
0
0
Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka hedhur sot një tjetër hap në procesin e integrimit europian. Në Bruksel u zhvillua konferenca e 9-të ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ku u zyrtarizua mbyllja e tre kapitujve të parë negociues: Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë.

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar këtë një moment të rëndësishëm për vendin dhe një hap domethënës në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Në konferencën e 9-të ndërqeveritare Shqipëri-BE, Kos tha se mbyllja e Kapitujve 25, 26 dhe 30 u bë e mundur falë progresit të Shqipërisë në përmbushjen e pikave të ndërmjetme për sundimin e ligjit, ndërsa theksoi se puna për reformat duhet të vijojë.

“Sot mbyllëm tre kapitujt e parë me Shqipërinë. Është një moment i madh për vendin, është ‘Super e Marta’ për zgjerimin. I mbyllëm kapitujt për arsimin, kërkimin shkencor dhe marrëdhëniet e jashtme, ndërsa kanë mbetur edhe 30 të tjerë. Shqipëria është pjesë e familjes europiane dhe ka qenë në përputhje të plotë me Bashkimin Europian. Më shumë se 50 mijë studentë kanë marrë pjesë në programin Erasmus Plus. Përgëzime miqve shqiptarë, sepse kjo u bë e mundur pasi Shqipëria përmbushi pikat e ndërmjetme për sundimin e ligjit. Ky është një hap i ndërmjetëm, që do të thotë se reformat duhet të vazhdojnë dhe të thellohen. Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz për përfundimin e negociatave deri në fund të vitit 2027”, deklaroi Kos.

Komisionerja europiane u ndal edhe te mbështetja e qytetarëve shqiptarë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke iu referuar një sondazhi të fundit.

“Ne inkurajojmë që progresi të vazhdojë në drejtësi, antikorrupsion dhe luftën kundër krimit të organizuar. Ne këmbëngulim për reforma rrënjësore. Sondazhi i fundit tregon se në Shqipëri 92 për qind e qytetarëve janë në favor të anëtarësimit, 94 për qind mendojnë se anëtarësimi do të sjellë më shumë përfitime dhe 93 për qind i besojnë Bashkimit Europian. Reformat kanë sukses vetëm nëse dëgjohen të gjithë ata që preken prej tyre. Unë do të jem krah jush deri në fund të mandatit tim”, u shpreh Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.

Ndërsa kryeministri Rama tha se mbyllja e tre kapitujve përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ajo çfarë ndodhi tani shënon vërtet një gur kilometrik tjetër në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE. Sapo ramë dakord të mbyllim tre kapituj të rëndësishëm negociatorë. Ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate. E sotmja është e rëndësishme edhe sepse thekson një mesazh mjaft të rëndësishëm: Shqipëria jep rezultate, BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon për këtë”, tha Rama.

I pyetur për debatet që projekti i Zvërnecit ka shkaktuar edhe në Parlamentin Europian, Rama u shpreh se Komisioni Europian është i informuar për çdo zhvillim dhe se nuk ekziston asnjë arsye për shqetësim.

Por mesazhi i fortë erdhi nga Marta Kos: “Edhe para protestave kemi rënë dakord që të shfuqizohen amendamentet për vitin 2024 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, këto do të bëheshin për kapitullin 27. Do të inkurajoja autoritetet sa më shpejt që të jetë e mundur. Protestat janë pjesë e proceseve demokratike dhe mënyra se si vendet i trajtojnë këto protesta janë pjesë e proceseve demokratike. Është ajo çfarë thashë, procesi i anëtarësimit është proces në vazhdimësi. Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin për të cilin ramë dakord“.

ShareTweetPin

Lajmet e fundit

A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira?

29/08/2026

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

29/08/2026

Shpërthimi me 6 të lënduar në Lezhë, flet i afërmi i familjes Kola: Sajmiri martonte nesër vajzën e vëllait! Fillimisht kujtova se u ça ndonjë gomë kamioni

29/08/2026

Takimi special në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu dhe modelja kosovare në bashkëjetesë! Firmosën kontratën para noterit

29/08/2026

Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

29/08/2026

Producentja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Olsa Muhameti zbulon detaje: Ky edicion nis në tetor

29/08/2026

Rozana Radi ndez rrjetin nga Capri, këngëtarja shqiptare pozon me bikini në jaht

29/08/2026

Plas në “Elbasan Arena”, presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin

29/08/2026

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën roja i lokalit dhe elektricisti

29/08/2026

Bildt ngre alarmin për Ballkanin: Flitet më shumë për hakmarrje se për pajtim, historia mund të përsëritet

29/08/2026

Ky është personi që mund të të ndryshojë jetën, sipas datës kur ke lindur

29/08/2026

Pas ndarjes Roza Lati gjen dashurinë? Moderatorja surprizohet me 500 trëndafila të kuq

29/08/2026

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë!

29/08/2026

Çfarë do të ndodhë me Tiranën? Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetët

29/08/2026

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

29/08/2026
Facebook Twitter LinkedIn Instagram RSS
AlbTimes

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

Recent Posts

  • A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira?
  • Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën
  • Shpërthimi me 6 të lënduar në Lezhë, flet i afërmi i familjes Kola: Sajmiri martonte nesër vajzën e vëllait! Fillimisht kujtova se u ça ndonjë gomë kamioni

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.