• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vetëdorëzohet në polici biznesmeni nga Saranda, ishte në kërkim prej dy vitesh: Ja për çfarë akuzohet 68-vjeçari

09/02/2024
in Kronikë
Vetëdorëzohet në polici biznesmeni nga Saranda, ishte në kërkim prej dy vitesh: Ja për çfarë akuzohet 68-vjeçari

Vetëdorëzohet Komisariatin e Sarandës biznesmeni Pando Papuçi 68 vje, i cili ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022 për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, lidhur me një pallat 7 katësh në hyrje të qytetit të Sarandës.

Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja” që çoi në pranga edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Sarandë. Për të katër personat Prokuroria e Sarandës ka çuar çështjen në gjykim pak muaj më parë. Po sot, efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ekzekutuar masën “sekuestro preventive” në objektin në fjalë.

Më herët, në mars të një viti më parë, Papuci kishte kërkuar nga arratis ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, që u refuzua nga Gjykata pas plot 7 seancash gjyqësore.

Konflikti për objektin 7 katesh

Objekti 7 katësh është përfshirë në një betejë të gjatë gjyqësore që daton që nga viti 2006. E nisur që atëherë së ndërtuari, objekti nuk ka përfunduar ende. Gjykata Administrative e Gjirokastrës ka vendosur më 24 shtator të vitit 2020 shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit, leje e dhënë fillimisht më 14 shkurt të vitit 2006. Në vendimin e gjykatës nuk përcaktohet se për cilën firmë ndërtuese shtyhet leja ndërtimore.

Sipas prokurorisë, duhej nënkuptuar se leja shtyhej për firmën “Savrikal”, e cila e kishte marre lejen në vitin 2006, ndërkohë që tashmë objektin po e ndërtonte Pando Papuçi me firmën e tij “2P-SJ”. Ky i fundit, së bashku me të ndjerin Vangjel Nika, ishin pronarë të truallit ku po ndërtohet objekti, duke kontraktuar firmën përkatëse 18 vite më parë, e cila për shkaqe të ndryshme, i ndërpreu punimet.

Për këtë arsye, në gusht 2020, Papuçi krijon vetë një firmë dhe, pasi Gjykata vendos shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit, nis punimet në objektin në pronë të tij. Pikërisht për këtë, prokuroria akuzoi zyrtarët e Bashkisë se përse nuk kanë interpretuar vendimin e gjykatës, thënë thjesht se “objektin duhet ta ndërtonte firma e ndërtimit e kontraktuar në 2006-ën dhe jo vetë pronari i truallit, që e kishte kontraktuar këtë firmë”.

Organi akuzës pretendon se vendimi duhej të interpretohej mirë nga zyrtarët e IMT-së, por në pikën 5 të vendimit të gjykatës, përmendet trashëgimtarja e pronarit të ndjerë, Vangjel Nika, vajza e tij, L.K. Në vendimin e saj, gjykata në pikën 5 ka disponuar se “zhvilluesi L.K përfaqësuar me prokurë nga Pando Papuçi, është e detyruar të njoftojë paraprakisht Bashkinë Sarandë për fillimin e punimeve”. Në vendimin e Gjykatës Administrative, nuk specifikohet se për kë shtyhej leja ndërtimore, për kompaninë apo për pronarët e tokës.

Në dosjen hetimore thuhet se inspektorët e Bashkisë kanë zhvilluar kontrolle në objektin në fjalë, ku më datë 20.10.2021 nënshkruajnë procesverbal konstatimi në objektin që ndërton subjekti “2P-SJ shpk”, për shkaqe teknike të sigurisë në kantier.

Madje, në datë 22.10.2021, me vendim nr.15, kryeinspektori i IVMT Bashkia Sarandë, vendos dënimin me gjobë të subjektit “2P-SJ shpk”, në masën 200.000 lekë dhe në datë 23.10.2021, me vendim nr.10, kryeinspektori i IVMT Bashkia Sarandë vendos pezullimin e punimeve të subjektit “2P-SJ shpk”, me afat 60-ditor./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!