AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Veliaj në Njësinë 13: “Lagje ku është rritur ndjeshëm vlera e pronës; Edhe kundërshtarët politikë jetojnë më mirë nën drejtimin e PS”

by SHT Media
25/02/2024
in Politikë
6
0
Veliaj në Njësinë 13: “Lagje ku është rritur ndjeshëm vlera e pronës; Edhe kundërshtarët politikë jetojnë më mirë nën drejtimin e PS”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Njësia 13 ëshë një lagje në zhvillim, ku vlera e pronës është rritur ndjeshëm falë investimeve të Bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nënvizoi se kjo lagje do vijojë të zhvillohet me ritme të shpejta edhe për shkak se ndodhet pranë Unazës së Madhe, e ku aksesi në infrastrukturë është lehtësisht i aksesueshëm. Dhe këtë sipas Veliajt e ka realizuar Partia Socialiste e Shqipërisë, nën drejtimin e së cilës sipas Veliajt edhe kundërshtarët politikë jetojnë më mirë.

“Sot, jo vetëm që të jesh socialist është gjëja më e thjeshtë, por sot të jesh anti-socialist, edhe të jesh kundër kësaj qeverie, të rrëzosh qeverinë, është prapë gjëja më komode në botë. Vjen aty, nuk të rreh policia ty, zakonisht je ti që e rreh policinë me protestat që kemi parë së fundmi, shkon të rrëzosh qeverinë por rrëzon 2 vazo aty të bashkisë që prapë bashkia do t’i rregullojë do t’i mbjellë, pra jetojmë në një epokë krejt tjetër. Pra, edhe kundërshtarët tanë jetojnë më mirë sot, falë shërbimit që iu bëjmë dhe falë mirëkuptimit që ne jetojmë në demokraci, secili ka mendimin e vet dhe është i lirë. Por unë them që ambicia duhet të jetë, përtej faktit që është e lehtë të jesh me PS-në sot dhe përtej faktit që kjo është skuadra më fituese, duhet të ketë edhe bindje pse besoj unë te këto gjëra dhe pse si i majtë e avancoj këtë kauzë me forcën tonë”, tha Veliaj.

Ndaj në fund, drejtuesi politik për qarkun e Tiranës teksa uroi mirëseardhjen për anëtarët e rinj, tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë që dallon nga partitë e tjera.

“Dua t’ju sfidoj jo vetëm që ne të rritemi me sasi, patjetër që ne duam nga 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë dhe jam i bindur që çunat dhe gocat e mrekullueshëm që po anëtarësohen, do i japin një dozë energjie të jashtëzakonshme gjithë organizmit tonë. Është tamam sikur po merr vitamina, pra ti rigjenerohesh. Kështu që këto vitamina janë të nevojshme, por na duhen edhe pjesa e cilësisë, për të kuptuar pse jemi të majtë, pse po i marrim këto vendime, pse jemi në këto debate, ku dallojmë ne nga partitë e tjera. Dhe unë besoj që kjo do na bëjë një forcë të qëndrueshme. Në momentin që edhe ne dimë dhe çfarë besojmë, pra i kemi dhe me logjikë gjërat, jo vetëm po shkoj te këta se këta janë më të shumtë. Po patjetër, duhet të pranoj që edhe kjo është e vërtetë. Është më e lehtë të shkosh me një grup i cili fiton non stop”, u shpreh Veliaj.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.