AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike

by Alb Times
03/11/2026
in Opinion
6
0
Nga protesta te anarshia, pse hesht Qeveria?

Foto: Opinion

6
SHARES
307
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Filip Çakuli

Ministri i Drejtësisë shkoi në burgun e Fierit për të takuar Erion Veliajn. Sipas deklarimit të tij, vizita kishte si qëllim të shihte kushtet në të cilat mbahet kryetari i Bashkisë së Tiranës. Por, për çudi, qelinë nuk e vizitoi.

Takimi u zhvillua në zyrën e drejtorit të burgut, ku ministri pa mobiliet, komoditetet dhe u bind se kushtet në burgjet tona qenkan për t’u pasur zili.

Pra, një vizitë në zyrë mjaftoi për të bërë një diagnozë të përgjithshme mbi kushtet e burgjeve. Për qelinë e Veliajt, megjithatë, mbetet të presim ndonjë raport më konkret.

Por, ndërsa ministri na tregon për mobiliet, Veliaj na zbulon një tjetër histori.

Në një letër publike, ai pretendon se ministri nuk kishte shkuar thjesht për të parë kushtet e paraburgimit, por për t’i përcjellë disa porosi nga “lart”.

Sipas Veliajt, mesazhi ishte i qartë: të dorëhiqej nga Bashkia e Tiranës, t’ia linte postin Arbër Hajdarit, për të cilin flitet prej kohësh si pasardhës i mundshëm, të pranonte se kishte ndihmuar protestat kundër Ramës dhe të hiqte dorë nga avokati mbrojtës i tij.

Se letra është shkruar nga vetë Veliaj, këtë e konfirmon avokati i tij, Plarent Ndreca.

Nëse këto pretendime janë të vërteta, atëherë kemi një situatë që nuk mund të kalohet me një buzëqeshje diplomatike. Kryeministri i vendit, në vend që të përballet politikisht me një kundërshtar brenda partisë së tij, do të kishte zgjedhur të përdorte ministrin e Drejtësisë si postier mesazhesh, madje brenda mureve të burgut.

Një metodë që, edhe për standardet e politikës shqiptare, do të ishte një amatorizëm i nivelit të lartë.

Por, përpara se të shpallim verdiktin, duhet të dimë nëse kjo histori është e vërtetë. Sepse, për momentin, kemi dy versione: atë të ministrit, që flet për kushte të mira burgimi, dhe atë të Veliajt, që flet për porosi politike. Njëri na tregon mobiliet, tjetri na tregon prapaskenën.

Dhe këtu lind pyetja: çfarë e ka shqetësuar kaq shumë Ramën?

Mbase deklaratat publike të Veliajt për protestat rinore në Beograd, ku ai shprehu mbështetje për protestuesit dhe bëri paralelizma me zhvillimet në Tiranë, kanë qenë një sinjal alarmi për kryeministrin. Nëse një i paraburgosur socialist fillon të flasë me gjuhën e protestave dhe të solidarizohet me lëvizje që mund të kthehen në shembull edhe për Shqipërinë, atëherë miqësia politike mund të kthehet shpejt në problem disiplinor.

Edhe transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, i shoqëruar me pretendime për kushte më të rënda dhe regjim më të rreptë, e ushqen dyshimin se diçka ka ndryshuar në marrëdhëniet mes tij dhe kryeministrit. Sigurisht, transferimi në vetvete nuk provon ndonjë hakmarrje politike. Por, kur ndodh në këtë kontekst, pikëpyetjet janë të pashmangshme.

Dikur Rama dhe Veliaj shfaqeshin si dy protagonistë të së njëjtës histori politike. Njëri në krye të qeverisë, tjetri në krye të kryeqytetit. Një dyshe që për vite dukej i pathyeshëm. Sot, megjithatë, kemi përshtypjen se kapitulli i miqësisë po mbyllet dhe po hapet ai i përplasjes.

Një skizmë politike? (Skizma është përdorur në vitin 1054 për ndarjen e Kishës së Krishterë në Katolike dhe Ortodokse) Apo thjesht një përpjekje për të disiplinuar një bashkëpunëtor që ka filluar të dalë nga rreshti?

Dhe ndërsa Rama e Veliaj duket se komunikojnë përmes deklaratave, letrave dhe ministrave, Partia Socialiste vazhdon të heshtë.

Në këtë heshtje ka diçka domethënëse. Sepse nuk po flasim për dy politikanë të zakonshëm, por për kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit, të dy figura të rëndësishme të së njëjtës parti.

Mos vallë PS-ja po pret të shohë se kush do të fitojë këtë duel? Apo përgjigjja është dhënë tashmë, pa pasur nevojë për ndonjë mbledhje partie?

Në fund të fundit, në një parti ku vendimet merren nga lart, strukturat nuk kanë shumë nevojë të interpretojnë. Mjafton të kuptojnë se nga cila anë fryn era.

Dhe era, siç dihet, në Partinë Socialiste zakonisht fryn nga kryetari.

Pyetja që mbetet është nëse kemi të bëjmë me një krisje të përkohshme mes dy miqve, apo me fundin e një marrëdhënieje politike që dikur dukej e pazëvendësueshme.

Për momentin, Rama hesht, Veliaj flet, ministri mohon se ka parë ndonjë qeli dhe PS-ja bën atë që di ta bëjë më mirë: heshtjen kolektive.

Por në politikë, heshtja nuk është gjithmonë mungesë përgjigjeje. Ndonjëherë është përgjigjja më e qartë.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Vetëvendosja” e denoncoi në Prokurorinë Speciale, reagon kryetari i Prishtinës, Përparim Rama: Show politik!

03/11/2026

U vra me armë 15 vjet më parë, Prokuroria ngre akuzë ndaj të dyshuarit! Historia tragjike e Diana Kastratit, detajet e një krimi dhe misteri

03/11/2026

Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

03/11/2026

Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

03/11/2026

Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

03/11/2026

Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

03/11/2026

Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

03/11/2026

Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

03/11/2026

Vatikani: Papa Leo është i shëndetshëm dhe nuk ka nevojë për masa shtesë për udhëtimin në Amerikën e Jugut

03/11/2026

Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë një marrëveshje financimi, ndërsa Seuli kërkon rol në centralin bërthamor të planifikuar

03/11/2026

Investimet rrugore për 2027, Karakaçi zbulon buxhetin dhe projektet: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit!

03/11/2026

Harta e re Territoriale, si do të ndahen paratë mes bashkive pas shtatorit 2027?

03/11/2026

Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit

03/11/2026

Ambasadorja e BE takohet me Bardhin: Në fokus rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe reformat!

03/11/2026

BE publikon nesër raportin e progresit për Shqipërinë: Përfundimi i negociatave në 2027, plotësisht i realizueshëm! Plan ambicioz dhe përparim

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Vetëvendosja” e denoncoi në Prokurorinë Speciale, reagon kryetari i Prishtinës, Përparim Rama: Show politik!
  • U vra me armë 15 vjet më parë, Prokuroria ngre akuzë ndaj të dyshuarit! Historia tragjike e Diana Kastratit, detajet e një krimi dhe misteri

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.