Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadorja Sofia Moreira de Sousa, është takuar me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Takimi është zhvilluar në kuadër të diskutimeve për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku vëmendje e veçantë i është kushtuar rolit të Parlamentit në përmbushjen e reformave të kërkuara.
Përmes një postimi në rrjetin social X, ambasadorja Moreira de Sousa bëri të ditur se diskutimi u përqendrua te miratimi i reformave, përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian dhe mbajtja e ekzekutivit para përgjegjësisë.
“U zhvillua një diskutim i mirë mbi rolin qendror të Parlamentit: miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me ligjin e BE-së dhe mbajtjen e ekzekutivit para përgjegjësisë”, shkruan ambasadorja.
