AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

by Alb Times
03/11/2026
in Botë
6
0
Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përmirësimi i sigurisë në Kosovë duhet të shërbejë si shtysë për përparim të mëtejshëm politik, forcim të institucioneve demokratike dhe rritje të besimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme. Këto janë përfundimet e parlamentarëve të NATO-s, pas përfundimit të një misioni faktmbledhës në Prishtinë, më 28 dhe 29 tetor.

Në raportin e publikuar të martën, theksohet se ndonëse situata e sigurisë është përmirësuar, tensionet e vazhdueshme dhe kërcënimet hibride mbeten sfida për stabilitetin afatgjatë.

Një delegacion i Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s diskutoi me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës synimet e vendit për të thelluar integrimin euroatlantik dhe për të kontribuar më shumë në sigurinë rajonale dhe atë të aleatëve.

Raporti thekson se disa zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, prezantuan prioritetet strategjike të vendit, ndër to rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, prokurimin e pajisjeve dhe rekrutimin e personelit, si dhe përpjekjet për përmirësimin e trajnimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ndërveprueshmërisë së saj me forcat aleate.

Udhëheqësit e Kosovës, thuhet në raport, ritheksuan se “anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik i vendit”. Ata gjithashtu nënvizuan mbështetjen politike dhe praktike që Kosova vazhdon t’i ofrojë Ukrainës.

Gjatë misionit faktmbledhës, në diskutime u theksua se “ekziston një konsensus i gjerë, si në spektrin politik, ashtu edhe në shoqërinë kosovare, në favor të anëtarësimit në NATO dhe bashkëpunimit të ngushtë me Aleancën”.

Delegacioni diskutoi edhe për ndryshimet në mjedisin e sigurisë dhe rolin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, përfshirë vizitën në selinë e misionit të KFOR-it.

Në këtë aspekt, raporti përmend edhe vendimin për optimizimin gradual të pranisë së KFOR-it, duke potencuar faktin se në rast të përkeqësimit të situatës, prania e forcave mund të përshtatet sërish.

“KFOR-i vazhdon të jetë thelbësor për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet. Në funksion të përmirësimit të situatës së sigurisë, Aleanca ka nisur optimizimin gradual të pozicionimit dhe pranisë së KFOR-it, në përputhje me rrethanat e ndryshueshme në terren. Megjithatë, NATO-ja ruan mundësinë e përshtatjes së pranisë së forcave të saj në rast të përkeqësimit të situatës së sigurisë”, thuhet në raport.

Në të njëjtën kohë, diskutimet gjatë misionit thuhet se nxorën në pah se përparimi në fushën e sigurisë dhe ai politik në Kosovë duhet të ecin paralelisht.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, “mbetet një element kyç për stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”.

“Thelbësore do të jetë normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i zotimeve ekzistuese në të ardhmen e afërt”, u theksua në raport.

Sipas delegacionit të AP të NATO-s, Kosova tashmë ka mundësi të avancojë reformat politike, të forcojë institucionet demokratike dhe të afrohet më shumë me synimin e saj për integrim euroatlantik.

Ndërkaq, ndër prioritetet e evidentuara gjatë diskutimeve janë forcimi i sundimit të ligjit, mbikëqyrja parlamentare dhe llogaridhënia institucionale, si dhe rritja e besimit te komunitetet joshumicë.

Kjo, sipas parlamentarëve të NATO-s, duhet të arrihet përmes mbrojtjes efektive të të drejtave gjuhësore dhe pronësore, pjesëmarrjes politike dhe qasjes në shërbimet publike.

Delegacioni i Nënkomitetit për Marrëdhëniet Transatlantike (PCTR) dhe Nënkomitetit për Partneritetet e NATO-s (CPNP) qëndroi në Prishtinë më 28 dhe 29 tetor.

Gjatë vizitës, anëtarët e delegacionit u takuan me kryeministrin, ministra kyç të kabinetit qeveritar, udhëheqës të grupeve parlamentare nga partitë në pushtet dhe ato opozitare, përfaqësues të komuniteteve joshumicë, si dhe me përfaqësues të KFOR-it, UNMIK-ut dhe EULEX-it.

Në takime morën pjesë gjithashtu ekspertë të pavarur dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

The post Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Tags: BotaNATO
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

03/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Elon Musk paralajmëron skenarin: Ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin!

03/11/2026

Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

03/11/2026

Spanja do të reduktojë trenat Madrid-Sevilje, do të instalohet një sistem evropian menaxhimi

03/11/2026

Ushtria çeke dështon të përmbushë angazhimet e NATO-s, strategji e re për zhvillimin e saj

03/11/2026

“Dashamirës i Shqipërisë”- Rama ‘pushton’ selinë e NATO-s në Bruksel, pritet nga Rutte: Vlerësim për sektorin e mbrojtjes, përmbushje e detyrimeve dhe…

03/11/2026

Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

03/11/2026

“Vetëvendosja” e denoncoi në Prokurorinë Speciale, reagon kryetari i Prishtinës, Përparim Rama: Show politik!

03/11/2026

U vra me armë 15 vjet më parë, Prokuroria ngre akuzë ndaj të dyshuarit! Historia tragjike e Diana Kastratit, detajet e një krimi dhe misteri

03/11/2026

Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

03/11/2026

Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

03/11/2026

Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

03/11/2026

Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

03/11/2026

Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

03/11/2026

Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët
  • SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.