• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Ushtarët izraelitë, të urdhëruar për të qëlluar palestinezët në radhë për ndihma”

27/06/2025
in Botë
“Ushtarët izraelitë, të urdhëruar për të qëlluar palestinezët në radhë për ndihma”

Ushtarë izraelitë kanë qëlluar qëllimisht ndaj palestinezëve të paarmatosur, të cilët ndodheshin pranë pikave të shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza, raportoi gazeta izraelite Haaretz.

Sipas këtij burimi, komandantët izraelitë kanë urdhëruar trupat që të qëllonin mbi turmat për t’i shpërndarë, edhe pse ishte e qartë se këta civilë nuk përbënin asnjë kërcënim.

Pohohet se është përdorur mitraloz i rëndë për të shtypur banorët e uritur që prisnin ushqim në pikat e shpërndarjes së ngritura nga një kompani private.

Gjithashtu, sipas raportimeve, disa ushtarë morën urdhra nga një gjeneral brigade që më herët kishte deklaruar se “nuk ka të pafajshëm në Gaza”.

Nga ana tjetër, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë mohuar vazhdimisht se kanë qëlluar mbi civilët në vendet e shpërndarjes së ndihmave.

Hamasi është akuzuar gjithashtu se ka qëlluar mbi turmat dhe ka plaçkitur pikat e ndihmës.

Megjithatë, një zyrtar i lartë ushtarak izraelit konfirmoi për The Telegraph se Avokati i Përgjithshëm Ushtarak i Izraelit ka urdhëruar një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës.

Rrëfimet e dëshmitarëve lidhen me vrasjen e dyshuar të dhjetëra palestinezëve të uritur në Rripin e Gazës, në të paktën 19 incidente të ndara gjatë tre muajve të fundit.

Gjatë kësaj periudhe, Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, raportoi se 549 persona janë vrarë dhe mbi 4 mijë janë plagosur ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma humanitare.

Pikat e shpërndarjes ku kanë ndodhur shumica e vrasjeve menaxhohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës, një iniciativë e përbashkët mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, që ka shkaktuar debate.

Ky fondacion operon me katër qendra të shpërndarjes së shpejtë, tre në Gazën Jugore dhe një në qendër.

Ato janë të hapura vetëm për një orë çdo ditë, duke tërhequr turma prej mijëra njerëzish të dëshpëruar për ushqim.

Në këto qendra punojnë staf amerikanë dhe palestinezë të sektorit privat, ndërsa sigurohen nga IDF në distanca prej qindra metrash.

Një oficer izraelit tha: “Parametrat e sigurisë përfshijnë tanke dhe snajpera për të mbrojtur të pranishmit dhe për të siguruar që ndihmat të shpërndahen.”

Ai shtoi: “Natën, ne hapim zjarr paralajmërues për t’i sinjalizuar popullsisë se kjo është një zonë lufte dhe se nuk duhet të afrohen.”

Më të lexuarat

  • Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!

    Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pilivesa që sheh përmes gjethes shpallet imazhi më i mirë i biodiversitetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sokol Topçiu kompani të re për të hequr “njollën”, merr 178 mijë euro nga Celibashi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është bjondia që ka trazuar Shtëpinë e Bardhë, udhëtime sekrete me Trump, letra dhe fundjavat e golfit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U kap në Palasë pasi dhunoi dhe kërcënoi partneren me armë, kush është “Visi i Garave”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Emrat/ Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin: Viktimat janë babë e bir!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas ‘Besës’, Rama prezanton ‘shpikjen’ e radhës: ‘Pasqyrë Albania’ do gjurmojë hallet e qytetarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!