AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Pas ‘Besës’, Rama prezanton ‘shpikjen’ e radhës: ‘Pasqyrë Albania’ do gjurmojë hallet e qytetarëve!

by Alb Times
23/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Pas ‘Besës’, Rama prezanton ‘shpikjen’ e radhës: ‘Pasqyrë Albania’ do gjurmojë hallet e qytetarëve!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar shpikjen e re, “Pasqyrë Albania”. Pasi e ndriti me “Besën”, kryeministri ka nxjerrë një tjetër emërtim për mekanizmin me të cilin synon të ndryshojë komunikimin e qeverisë dhe institucioneve me qytetarët.

Rama e prezantoi idenë pas mbledhjes së zhvilluar këtë të diel në Pogradec me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, e cila zgjati rreth shtatë orë.

Sipas kryeministrit, “Pasqyrë Albania” do të shërbejë si një hapësirë ku qytetarët do të kenë të pranishme institucionet dhe do të mund të ndjekin se çfarë ndodh me kërkesat, shqetësimet apo ankesat që u drejtojnë atyre.

Rama e shpjegoi mekanizmin duke e krahasuar me gjurmimin e një pakoje postare.

“Ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi”, tha Rama.

Por “Pasqyrë Albania” nuk ishte shpikja e vetme e diskutuar në Pogradec. Takimi u përqendrua edhe te dokumenti “Besa”, të cilin Rama e ka vendosur në qendër të organizimit të ri politik dhe të raportit të strukturave qeverisëse me qytetarët.

Kryeministri foli gjithashtu për atë që e quajti “ekosistemi i ri i komunikimit të qeverisë”, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë vetëm për komunikimin publik, por për mënyrën se si administrata do t’u përgjigjet qytetarëve.

Me “Pasqyrë Albania”, Rama tha se kërkon edhe kontroll mbi institucionet dhe zyrtarët që vonojnë përgjigjet. Sipas tij, sistemi duhet t’i japë mundësi qeverisë të identifikojë përgjegjësitë për çdo kërkesë dhe respektimin e afateve.

“Çdo shkelje afati shihet me lupë”, deklaroi Rama.

“Nga Pogradeci, kur dielli po perëndon mbi liqen, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta magjepsëse dhe aty ku ne u përpoqëm të mbledhim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, të lidhur me sezonin e ri politik, kemi diskutuar për “Besën”, kemi diskutuar për praninë besnike; kemi diskutuar për ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë, jo në kuptimin thjesht të komunikimit publik, por të komunikimit me qytetarin; kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe ku ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe, nga ana tjetër, shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë”, tha më tej Rama.

Postimi i Plotë:

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.