AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Ujku me 50 dele

by Alb Times
22/10/2026
in Opinion
6
0
Saliu i universiteteve

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artur Ajazi

Tregonin pleqtë e vjetër, një histori e cila u kthye më pas në përrallë, kur një ujk zbriste nga mali, dhe çdo natë hante nga një dele në plevicën e një fshatari.

Dhe përralla vazhdon, me “ujku ishte bërë tanimë si banori plevicës, i kishte delet gati, dhe bënte me ato ç’të donte”. E njëjta gjë ka ngjarë dhe po ngjet edhe me Saliun me 50 deputetët e tij në Parlament. Po si nuk doli një, dhe një i vetëm, dhe ti thotë “ndal Berishë, po shkatërron partinë, Parlamentin, shtetin, Shqipërinë ke 36 vite”. Por asnjë prej “deleve” nuk flet, madje për Saliun janë gati të japin jetën, të ndezin zjarre, të shkatërrojnë karrige, tavolina, salla institucionesh, dhe të ardhmen e tyre. Shihet me dyshim edhe CV-ja e shumicës së deputetëve-dele që janë sot pjesë e grupimit parlamentare të PD.

Kështu ka qenë qysh nga flakja e themeluesve në 1992-1996. Saliu ishte padroni, Zoti i Partisë Demokratike, ishte i përjetshmi, dhe kushdo dilte paksa nga rreshti, i “pritej koka”. Një parti klanore, krahinore, madje dhe mediat e tyre, Saliu i ka klanore dhe krahinore. Ajo parti ka defekte të thella, të pariparueshme, që lidhen me formimin mendor, arsimor dhe intelektual të atyre që e ndjekin pas Doktorin. Ata janë ekzemplarë për studime të thella shkencore. Askush nuk guxon as me mendjen e tij të thotë “nuk i bindem më këtij”, sepse duket sikur Saliu i lexon mendimet dhe i flak.

U bë 1997, u bë 1998, u bë 2001, u bë Gërdeci, u bë 21 Janari, u bënë protesta të dhunshme dje dhe sot, dhe sërish ata njerëz që medemek u “mandatuan” nga demokratët rrinë si guakë, dhe janë kthyer në dele. Nuk bëjnë as “gëk, dhe as mëk”, sepse ujku i bën hatanë. I flak nga partia, nga rreshti, i telendis, i denoncon, pasi shumicës së tyre i ka dosje në kasafortë. Kjo parti, fatkeqësisht mori 2 herë pushtet me dredhi në Shqipëri.

I mashtroi dhe gënjeu haptazi  shqiptarët, por edhe demokratët nuk ja falën. Baza e asaj partie sot është “ku thërret qameti”. E ndarë,  e mashtruar, e denigruar, ka humbur besimin tek Saliu dhe gjithë shpura e tij. Edhe në protestat e dhunshme të ditëve të fundit, Doktori nuk qëndroi “duarkryq”. Futi në lojë grupet e tij, njerëzit e bindur të nxisnin dhe bënin dhunë. Po ashtu veproi edhe në sallën e Parlamentit. Vetëm shikimi i tij, i bën 50 delet e grupimit parlamentar, të ngrihen, të prishin seancën, të hedhin shishe uji nga e majta, të ofendojnë dhe të shajnë këdo që  prek Doktor Saliun, madje edhe të kacafytet me kolegun e tij.

Një parti e mbushur me ish-komunistë, ish-sigurimsa, dhe farefis të tyre, pretendon se “kërkon të risjellë lirinë, demokracinë, dhe çojë vendin në BE”. Një parti e mbushur  me naivë, që besojnë akoma se, jemi në 1992, 1996 apo 2005. Kaq mjafton që shqiptaret, ti besojnë sërish Edi Ramës, tek shohin katandisjen e një force politike, që nga ëndërr e studenteve  të Dhjetorit 1991, u kthye në çiflik të Sali Berishës.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Të shfuqizohet sistemi zgjedhor parlamentar i vitit 2020”- Bylykbashi propozon ndryshime rrënjësore kushtetuese: Kryetarët e partive të kenë mandate të kufizuara!

22/10/2026

Pas samitit Trump-Xi, SHBA-ja ende pa zgjidhje për mineralet kritike

22/10/2026

Gjykata Amerikane lëshon urdhër: Donald Trump duhet të dëshmojë deri më 11 dhjetor në padinë 10 miliardë dollarëshe ndaj BBC-së!

22/10/2026

Protesta në Poloni kundër reformave të bllokuara të ligjit për abortin

22/10/2026

Zelensky i bën thirrje presidentit Trump që të mos i heqë sanksionet ndaj Rusisë: Do të forconte Putinin!

22/10/2026

Tibeti tronditet nga tërmeti i fortë me magnitudë 7 ballë, raportimet e para për pasojat!

22/10/2026

Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa garanci

22/10/2026

Franca nxjerr njësitë elitare në rrugë

22/10/2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

22/10/2026

“Skena të turpshme”- Deputeti i PS për ngjarjet sot në Kuvend: Opozita s’ka argumente! Dhuna në Parlament, pasqyrë e asaj që ndodh në rrugë!

22/10/2026

Presidentja Justina Pula i përgjigjet kërkesës së PDK-së, kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22/10/2026

Kuvendi miratoi Ligjin për të Drejtën e Autorit, ministri Gonxhja: Më shumë zgjedhje për të gjithë autorët, ja përfitimet! (VIDEO)

22/10/2026

Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre para Kryeministrisë, Policia u bën apel: Largoni fëmijët nga rruga dhe ndaloni veprimet e dhunshme!

22/10/2026

Ujku me 50 dele

22/10/2026

Gjykata vendos afat ndaj Trump: Të dëshmojë në padinë e tij kundër BBC-së deri më 11 dhjetor

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kurti takohet me kancelarin Merz në Budva: 1,5 miliardë euro investime direkte nga Gjermania në Kosovë gjatë 5 viteve të fundit!
  • “Të shfuqizohet sistemi zgjedhor parlamentar i vitit 2020”- Bylykbashi propozon ndryshime rrënjësore kushtetuese: Kryetarët e partive të kenë mandate të kufizuara!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.