Protestuesit janë vendosur aktualisht para Kryeministrisë, ku kanë hedhur fishekzjarrë sot në mbrëmje, duke krijuar tensione, edhe pse aty kishte gra edhe fëmijë.
Ndërkohë përmes megafonit, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të largojnë fëmijët nga zona e protestës, duke kërkuar ndërprerjen e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve.
“Qytetarë, largoni fëmijët nga rruga! Ndaloni veprimet e dhunshme ndaj institucioneve”, është apeli i përcjellë nga efektivët e policisë.
