AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Dosja në SPAK/ Dyshime për skemë mashtrimi me karburantet Shqipëri-Kosovë, nafta që u bë ‘ujë’ në maune!

by Alb Times
22/10/2026
in Kronikë
6
0
Dosja në SPAK/ Dyshime për skemë mashtrimi me karburantet Shqipëri-Kosovë, nafta që u bë ‘ujë’ në maune!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mashtrim me naftën, karburant i përzier me substanca të tjera dhe ujë i gjetur në maune që supozohej të ishin të mbushura me naftë.

Një skemë mashtrimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, për të cilën SPAK nuk konfirmon dhe as mohon nëse ka nisur një hetim penal. Çështja del nga të dhënat e publikuara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve të SPAK për muajin shtator 2026.

Kërkesa për informacion që i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme vjen nga një media nga Kosova. Kjo media e pyet SPAK nëse po bashkëpunon me Prokurorinë Speciale të Kosovës për të hetuar këtë skemë mashtrimi, nëse ka një skuadër të përbashkët prokurorësh që po hetojnë këtë çështje për naftën e përzier apo substanca të tjera qe mund të kenë hyrë në Shqipëri përmes Portit të Durrësit ose pikave të tjera kufitare, me destinacion final Kosovën. Një nga pikëpyetjet kryesore lidhet me faktin se si përfundoi ujë në maune që supozohej të ishin të mbushura me naftë.

Në fokus janë edhe kompanitë me bazë në Shqipëri që mund të jenë nën hetim apo ndaj të cilave mund të jenë marrë masa hetimore, përfshirë sekuestron preventive. Çështja prek gjithashtu dyshimet për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të doganave, inspektorateve, ministrive apo institucioneve të tjera përgjegjëse për kontrollin dhe mbikëqyrjen e tregtisë së derivateve.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen e medias nga Kosova është dëmi i mundshëm financiar ndaj buxhetit të shtetit përmes shmangies së taksave, akcizës apo detyrimeve të tjera fiskale. Kërkohet të dihet gjithashtu nëse për këtë çështje ka persona të ndaluar, arrestuar, shpallur në kërkim apo persona ndaj të cilëve është caktuar masë sigurimi në Shqipëri.

Por SPAK, në përgjigjen e dhënë më 2 tetor, nuk konfirmon dhe as mohon ekzistencën e një hetimi për skemën e dyshuar të mashtrimit me naftë.

“Të dhënat në Regjistrin e Njoftimeve të Veprave Penale i nënshtrohen sekretit hetimor. Për rrjedhojë, nuk është e mundur të konfirmojmë ose të mohojmë regjistrimin e një kallëzimi apo ekzistencën e një procedimi penal”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Posaçme. /Top Channel/

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Presidentja Justina Pula i përgjigjet kërkesës së PDK-së, kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22/10/2026

Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre para Kryeministrisë, Policia u bën apel: Largoni fëmijët nga rruga dhe ndaloni veprimet e dhunshme!

22/10/2026

Gjykata vendos afat ndaj Trump: Të dëshmojë në padinë e tij kundër BBC-së deri më 11 dhjetor

22/10/2026

Trump: Irani po përpiqet të rrisë çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

22/10/2026

Shangai, zhvillohet Nata Ndërkombëtare e Arteve Audiovizuale 2026

22/10/2026

Trump kritikon LeBron James: Nuk tregoi respekt për SHBA-në gjatë himnit kombëtar

22/10/2026

Kryeministri Rama i kërkon nga Budva ministrave dorëheqjet e parevokueshme të gjithë drejtorëve të institucioneve!

22/10/2026

Trump: Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimet e naftës

22/10/2026

Dosja në SPAK/ Dyshime për skemë mashtrimi me karburantet Shqipëri-Kosovë, nafta që u bë ‘ujë’ në maune!

22/10/2026

Hegseth dha autorizimin që të testohet në kufirin SHBA-Meksikë, çfarë është sistemi ‘rrezja e nxehtësisë’?

22/10/2026

Morën pjesë në protestën e dhunshme, Gjykata liron nga burgu grupin me 27 të arrestuar, 18 prej tyre shpallen “arrestime të paligjshme”!

22/10/2026

Nga gjurmimi i pasurive te mesazhet e kriptuara, ja se si arriti SPAK te sekuestrimi i parave dhe makinave të grupit të Çopjave në Elbasan!

22/10/2026

Anomia 2026

22/10/2026

Ligji i ndryshuar për Dhomat e Specializuara, PDK i kërkon presidentes ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim!

22/10/2026

Bojkoti/ Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, ministri Gogu: Shteti shqiptar merr përsipër 5 detyrime, ja cilat janë!

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën
  • Presidentja Justina Pula i përgjigjet kërkesës së PDK-së, kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.