AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, duhet të përjashtohej Berisha, jo unë!

by Alb Times
01/05/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, duhet të përjashtohej Berisha, jo unë!
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mereme Sela ka reaguar pasi u skualifikua nga gara për kreun e Partisë Demokratike, që do të zhvillohet në 23 maj.

Në një deklaratë për mediat, Sela e ka cilësuar si të papranueshëm dhe të padrejtë skualifikimin e saj nga gara.

Sipas Selës, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë, personi që duhet të skualifikohej nga gara është Sali Berisha.

Kandidatja në garën për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela, ka reaguar pas skualifikimit të saj.

“Njoftimin për skualifikimin e kam marrë përmes mediave, ç’ka në vetvete është e papranueshme. Ky vendim është i padrejtë dhe i pajustifikuar. Përkundrazi, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë dhe në përputhje me Statutin e partisë, personi që duhej të ishte subjekt skualifikimi është profesori Berisha”, tha mes të tjerash Sela.

Sela paralajmëroi se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore në dispozicion dhe do të paraqesë ankesën e saj zyrtare, lidhur me skualifikimin nga gara.

Megjithatë Sela tha se nuk priste ndonjë reagim serioz nga PD, pasi sipas saj, kjo mënyrë veprimi është ndër arsyet kryesore pse Partia Demokratike ndodhet në këtë situatë sot.

“Për këtë arsye, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore në dispozicion dhe do të paraqes ankesën time zyrtare. Megjithatë, bazuar në përvojat e mëparshme, nuk pres një reagim apo përgjigje serioze nga Partia Demokratike, pasi kjo ka qenë një praktikë e përsëritur ndër vite. Kjo mënyrë veprimi është një ndër arsyet kryesore pse Partia Demokratike ndodhet në këtë situatë sot”, vijoi më tej Sela.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Në “arrest shtëpie”, 33-vjeçarit i vendosin tritol në portën e banesës

16/11/2026

Reagon Brukseli: Konferenca e radhës ndërqeveritare mund të jetë më 15 dhjetor

16/11/2026

Emri/ Tritol për herë të dytë brenda muajit në një dyqan lulesh në Tiranë: Për shkak të djalit që luan bixhoz

16/11/2026

“Provokim apo injorancë?”/ Terras pas incidentit në Forumin e BE-së: Marta Kos i detyrohet Kosovës një shpjegim

16/11/2026

Aksion në pikat e Goricës dhe Kapshticës, arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri! Goditen dhe dy raste kontrabande

16/11/2026

EMRI/ Aksidenti tragjik në “Tunelin e Murrizit”, kjo është doktoresha që humbi jetën në përplasjen fatale! (FOTO)

16/11/2026

“Shqetësuese!”- Kënga nacionaliste serbe në aktivitetin e BE, Haxhiu: Bie ndesh me parimet europiane të paqes, presim sqarim nga KE!

16/11/2026

Skandal në Bruksel! Kënga nacionaliste serbe dëgjohet në aktivitetin e Komisionit Evropian, kryenegociatori Bajrami: Presim sqarime!

16/11/2026

Operacion në Atlantik, Marina e Francës kap nëndetësen që po transportonte 146 kg kokainë!

16/11/2026

EMRAT/ Plagosja me thikë në Burgun e Durrësit, ja kush janë autori dhe i dëmtuari që u përleshën!

16/11/2026

Dyshohet se planifikoi sulmin e 7 tetorit, Izraeli vret një tjetër komandant të lartë të Hamasit!

16/11/2026

EMRAT/ I shpallur në kërkim për vrasje më 2023, arrestohet 23-vjeçari! Në pranga edhe i dyshuari si bashkautor dhe shoqëruesi i tij

16/11/2026

Mbetet në fuqi/ Kërkoi parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla!

16/11/2026

Shpërthim pranë një biznesi në Tufinë, konstatohen dëme materiale! Policia e Tiranës nis hetimet për shkakun

16/11/2026

Përleshje mes dy personave në Burgun e Durrësit, plagoset me thikë një prej tyre! Hetime se kush e futi armën në qeli

16/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Shqipëria bëhet me godinë të re në Londër, ku ndodhet prona që kushtoi 3.7 milionë paund?
  • Në “arrest shtëpie”, 33-vjeçarit i vendosin tritol në portën e banesës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.