Protestuesit kanë përshkallëzuar sulmet e tyre ndaj Policisë dhe pronës publike.

Ata kanë vendosur te Rruga e Durrësit dhe pasi dogjën një biznes dhe Ministrinë e Arsimit, grumbulluan në rrugë edhe stolat dekorativë të vendosur nga Bashkia pranë Sheshit Skënderbej.


Pasi i grumbulluan dhe i sistemuan e mbushën me degë pemësh, u vendosën flakën, duke i djegur me ovacionet “Digje, digje!”.


Tymi i zi dhe flakët mbuluan zonën, ndërsa tensionet e larta vijojnë.
Burimi: Kronikë
