Situata në protestën pranë Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e tensionuar.

Protestuesit kanë djegur stolat e vendosur në qendër, ndërsa përplasjet me policinë vijojnë. Tymi po përhapet në të gjithë zonën.

Efektivët e policisë po u kundërpërgjigjen protestuesve, me presion uji dhe tymuese.

Më herët, policia tentoi të shpërndante të rinjtë me gaz dhe presion uji, ndërsa protestuesit hodhën gurë në drejtim të efektivëve.

Ndërkohë protestuesit janë rikthyer te Ministria e Arsimit, duke i vënë flakën dhe zyrave. Janë përdorur molotov e fishekzjarrë. Ka pasur edhe thirrje “Digje Parlamentin”.

Burimi: Kronikë
