• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

U ekstradua drejt Italisë, kush është Shkëlzen Keqi i cili “mori gjakun” e vëllait

10/02/2024
in Kronikë
U ekstradua drejt Italisë, kush është Shkëlzen Keqi i cili “mori gjakun” e vëllait

Këtë të shtunë u finalizua me sukses ekstradimi drejt Italisë dhe Spanjës, i tre shqiptarëve të cilët kërkoheshin nga autoritetet e këtyre dy vende për vepra të ndryshme penale, si grabitje, vrasje dhe trafik droge.

Ndaj tyre, kishte urdhër-arresti të njoftuara në Interpol, ndaj dhe janë ndaluar sapo janë lokalizuar në territorin shqiptar. Shkëlzen Keqi, Daniel Gjoni dhe Dienis Hoxhaj janë  tre shqiptarët që u ekstraduan drejt Italisë dhe Spanjës por, për çfarë akuzohen këta shtetas?

Shkëlzen Keqi në gusht të vitit 2022 u përfshi në vrasjen e 36-vjeçarit Elson Kalaveri. Ngjarja ndodhi në rajonin e Pizas në Itali dhe pas një sërë hetimesh intesive nga autoritetet italiane rezultoi se Shkëlzen Keqi ishte porositësi i kësaj vrasje. Lidhur me këtë ngjarje më 15 shtator të 2023 u arrestuan dy shqiptarë dhe tre italiane. Katër prej tyre u arrestuan nga karabinierët e Pizas në Itali ndërsa, Shkëlzen Keqi u arrestua në Fushë-Krujë.

E gjithë kjo ngjarje ndodhi për shkak të hakmarrjes, pasi në vitin 2014 Elson Kalavari ekzekutoi vëllain e Shkëlzen Keqit, Genti Keqi. Elson Kalaveri qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij Genti Keqi brenda ambienteve të Komisariatit të Mamurrasit. Kalaveri aso kohe deklaroi se gjithça e kishte bërë për vetëmbrojtjeje.

Ne foto: Elson Kalavari
Elson Kalavari

Gjithashtu ditën e sotme u bë i mundur ekstradimi drejt Italisë i një tjetër shqiptari, 23- vjeçarit Daniel Gjoni. I riu shqiptar kërkohej për llogari të drejtësisë italiane pasi në gusht të vitit 2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka dhunuar, rrëmbyer një shtetas në Itali dhe i ka kërkuar para në këmbin të lirimit. Ndërsa në muajin gusht të vitit të kaluar ai u ka vjedhur shuma parash disa adoleshentëve duke përdorur dhunë ndaj tyre, në Cassano d’Adda dhe Vaprio d’Adda.

Arrestimi i Gjonit u bë i mundur nga policia shqiptare. Ai u ndalua më 28 tetor në Laç me qëllim për tu ekstraduar në Itali.

Ndërsa në Spanjë u ekstradua Dienis Hoxhaj (Haskaj (Jazaj). Gjatë vitit 2023, si pjesëtar i një grupi kriminal, 34-vjeçari ka qenë i përfshirë në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet lidhjeve ilegale të energjisë elektrike. Grupit kriminal ku bënte pjesë 34-vjeçari, i janë sekuestruar 13 196 bimë narkotike cannabis sativa./m.j

Më të lexuarat

  • Zhaku dhe Kostana trondisin “themelet”, fermerët: Duan të marrin dritë nga Moza, s’kanë personalitet!

    Zhaku dhe Kostana trondisin “themelet”, fermerët: Duan të marrin dritë nga Moza, s’kanë personalitet!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “S’na lë të vëmë një tullë”, sherri mes kunatave përfundon në zyrat e shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shtëpia e tmerrit” në Spanjë/ Çifti mbajti të izoluar 3 fëmijët për 4 vite nga frika e Covidit, dënohen me burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave: Jo të gjithë duan martesë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas seancës në GJKKO, Meta reagon nga qelia: Durim! Akuzat do të çmontohen njëra pas tjetrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump refuzon propozimin e Iranit: Është budallallëk, nuk do e pranonte askush

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk ka rrezik nga Hantavirusi”, ISHP: Virusi i zbuluar në anije kalon shumë rrallë nga njeriu te njeriu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në Vlorë! 32-vjeçarja gjendet e mbytur në Plazhin e Vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për të bashkëpandehurit e Metës dhe Kryemadhit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!