• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Turistët ‘çmenden’ për të kaluar pushimet në vilat e sekustruara të Arben Ahmetajt, jepen me Airbnb, Tigri kërcënime me telefon nga Lugano, mamaja i tij tenton t’i nxjerrë jashtë

07/06/2026
in Kryesore, Politikë
Turistët ‘çmenden’ për të kaluar pushimet në vilat e sekustruara të Arben Ahmetajt, jepen me Airbnb, Tigri kërcënime me telefon nga Lugano, mamaja i tij tenton t’i nxjerrë jashtë

Ka një interes në rritje nga turistë nga vende të ndryshme të botës për të kaluar pushimet në vilat e sekuestruara të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në Hamallaj dhe Palasë, pasuri të cilat Ahmetaj, sipas SPAK, i kishte kamufluar në emrin e partneres Erjola Hoxha dhe ish bashkëshortes Albina Mançka. Dy vilat e Arben Ahmetajt, të cilat jepen me qira sipas modelit Airbnb, mësohet se nuk qëndrojnë asnjë ditë të lira. Madje, për shkak të interesit të lartë, rezevimet bëhen deri në disa javë dhe muaj përpara.

Dy vilat në Palasë dhe Hamallaj të Arben Ahmetajt, të sekuestruara me kërkesë të SPAK si produkt i aferave korruptive, administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Avokatët e Ahmetaj kundërshtuan bllokimin e vilave, por sekustrimi është lënë në fuqi nga gjykatat e të gjithë shkallëve. Në këto kushte, AAPSK i nxori vilat në ankand për t’i dhënë me qira, duke lidhur një kontratë me një subjekt privat, i cili nisi t’i jepte dy vilat me qira sipas modelit Airbnb.

Sipas burimeve, Arben Ahmetaj, i arratisur nga Shqipëria prej tre vitesh, për t’i shpëtuar burgut për korrupsion dhe pastrim parash, ka tentuar të pengojë dhënien me qira, sidomos të vilës në Hamallaj. Nga Lugano e Zvicrës, ku qëndron në pritje të azilit, Ahmetaj u ka telefonuar zyrtarëve të AAPSK, duke u kërkuar të hiqnin dorë nga dhënia me qira të pasurisë së tij. Ahmetaj, përmes telefonatave të tensionuara, ka tentuar të ushtrojë presion ndaj zyrtarëve të shtetit, duke u dhënë mesazhe të koduara.

Ahmetaj ka angazhuar në terren edhe familjarët e tij, të cilët kanë tentuar të pengojnë subjektin privat për të dhënë vilën me qira ditore. Sipas burimeve, mamaja dhe motra e Arben Ahmetajt kanë shkuar disa herë të vila e sekustruar në Hamallaj, duke tentuar të nxjerrin jashtë saj turistët e radhës që po kalonin pushimet. Megjithatë, në zbatim të ligjit, AAPSK do të nxjerrë në ankand një tjetër pasuri të sekuestruara të Ahmetajt tek ‘Shallvaret’. Ahmetaj akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Vitin e fundit Ahmetaj ka nisur të flasë nga arraria përmes Syrit Tv, duke artikuluar akuza të forta kundër Edi Ramës.

Më të lexuarat

  • Ajri i Pogradecit bën Ramën të ‘reflektojë’, pranon goditjen nga protestat: Na sfiduan realisht, PS duhet të ndryshojë!

    Ajri i Pogradecit bën Ramën të ‘reflektojë’, pranon goditjen nga protestat: Na sfiduan realisht, PS duhet të ndryshojë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK në gjumë, kujt i përket hoteli në Qeparo?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Infermieri-milioner/ Edi Rama bën deputetin e tij të Beratit, Hysen Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Laureta Sulaj e Bloom skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me Xiaon e Bankers, kinezët vijojnë vjedhjet me naftën pas blerjes së SPAK-ut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pilivesa që sheh përmes gjethes shpallet imazhi më i mirë i biodiversitetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sokol Topçiu kompani të re për të hequr “njollën”, merr 178 mijë euro nga Celibashi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!