• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

30/01/2026
in Botë
Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

Presidenti amerikan, Donald Trump, e konsideron “shumë të rrezikshme” që Britania e Madhe të bëjë biznes me Kinën, ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer mbërriti në Shangai në ditën e tretë të vizitës së tij në vend.

Komentet e Trump erdhën prej marrëveshjeve midis Britanisë dhe Kinës për rritjen e tregtisë dhe investimeve, pas takimit të Starmer me presidentin kinez Xi Jinping. Trump tha se Xi është një “mik i tij” dhe se e njeh shumë mirë presidentin kinez.

Zyra e Kryeministrit në Londër u përgjigj se Washingtoni ishte i informuar paraprakisht për vizitën dhe objektivat e saj.

Trump nuk komentoi më tej për marrëdhëniet britaniko-kineze dhe më pas paralajmëroi edhe Kanadanë për të njëjtën çështje, duke thënë se për Kanadanë është “edhe më e rrezikshme”.

Ndërkohë, Starmer theksoi se marrëdhëniet e Britanisë me Kinën janë në një “fazë të mirë” pas bisedimeve me Xi. Ai shtoi se takimet kanë sjellë një nivel angazhimi të qëndrueshëm dhe se Britania ka shumë për të ofruar.

Nga vizita e tij kanë dalë disa rezultate konkrete: marrëveshje për vizita pa viza dhe tarifa më të ulëta për uiskin, si dhe një investim prej 10.9 miliardë £ nga AstraZeneca për ndërtimin e fabrikave në Kinë.

Po ashtu, u njoftua bashkëpunim i mëtejshëm në fusha si krimi i organizuar dhe emigracioni i paligjshëm.

Megjithatë, vizita ka ngjallur kritika nga deputetët e opozitës për rreziqet ndaj sigurisë kombëtare dhe për shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë.

Kryeministri britanik do të përfundojë vizitën e tij në Kinë në Shangai, përpara se të niset për Tokio për takime me homologun japonez, Sanae Takaichi.

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!