AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

by SHT Media
02/03/2026
in Botë
6
0
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur “shumë i kënaqur” me ecurinë e operacionit ushtarak amerikan në Iran, duke theksuar se gjithçka ka qenë e planifikuar me kujdes. Në disa intervista për media amerikane si Fox News, CNN dhe New York Post, ai deklaroi se sulmet kanë qenë një sukses i jashtëzakonshëm.

Sipas Trump, gjatë operacionit janë eliminuar 49 liderë të lartë iranianë, të cilët, sipas tij, po zhvillonin një takim në mëngjes kur ndodhi sulmi. Ai u shpreh se udhëheqësit iranianë “nuk mendonin se SHBA do të sulmonte në mëngjes”, pasi zakonisht, sipas tij, faktorë si era dhe drita e diellit, e bëjnë një sulm të tillë më pak të zakonshëm në atë orar.

Presidenti amerikan theksoi se inteligjenca amerikane kishte informacion të detajuar mbi lëvizjet dhe planet e zyrtarëve iranianë. “Ishte e pabesueshme sa shumë dinim”, deklaroi ai, duke nënvizuar se operacioni kishte qenë i përgatitur prej kohësh.

Në një intervistë për CNN, Trump tha se pas eliminimit të dhjetëra figurave kyçe të regjimit iranian, nuk dihet më kush do e udhëheq vendin. Ai shtoi se situata në Iran është bërë e paqartë, pasi disa prej personave të vrarë konsideroheshin edhe si kandidatë të mundshëm për poste të larta drejtuese.

Ndërkohë, Trump nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në terren. Në deklaratën e tij për New York Post, ai u shpreh: “Nuk them si çdo president tjetër se nuk do të ketë ushtarë në terren. Them se ndoshta nuk kemi nevojë, por do të ketë nëse janë të nevojshëm”. Ai shtoi se operacioni, i quajtur “Furia epike”, është shumë përpara afateve të parashikuara.

Deklaratat e presidentit amerikan pritet të rrisin më tej tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në rajon.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tensionet në selinë blu, Policia: Na sulmuan me molotovë, përdorëm gaz lotsjellës

18/10/2026

Protestat në Francë, reagon Macron: Do mbajnë përgjegjësi ata që donin të tradhëtonin Republikën

18/10/2026

Macron: Zemërim dhe turp! Kush ka shkatërruar duhet të paguajë dhe të dëmshpërblejë

18/10/2026

VIDEO / Protestuesit strehohen në PD, policia hedh gaz pranë selisë blu, tensione në oborr

18/10/2026

10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli

18/10/2026

“Berisha është zjarrvënësi i Shqipërisë” / Zef Brozi: Financon molotovistët, SPAK po nxit dhunën

18/10/2026

“Janë qytetarët tuaj që kanë dalë në rrugë”, Moska i përgjigjet Ramës për ndërhyrje në protestat në Shqipëri

18/10/2026

“Dhuna sjell vitin ‘97”, profesori amerikan Daniel Serwer: Çdo ndryshim duhet të vijë vetëm përmes votës

18/10/2026

Protestë edhe para Parlamentit, sulmohen me molotovë efektivët e policisë

18/10/2026

Ditën gurë në bulevard, në mbrëmje plaçkitje në biznese

18/10/2026

“Nuk është protestë studentore, por…”/ Meçe: Berisha, Shehaj dhe Qori, bashkim për destabilizimin e Shqipërisë

18/10/2026

Nga Lisbona, Milano e deri në Tiranë… The Guardian shkrim për protestat nëpër Europë

18/10/2026

Pamje të rënda, protestuesit sulmojnë efektivin pas shpine dhe e “masakrojnë” me shkelma dhe shkopinj druri

18/10/2026

Në kërkim të negociatorit të paqes

18/10/2026

VIDEO / Rikthehet “mitralozi” i fishekzjarreve, kush është i maskuari që sulmon Policinë dhe pse nuk është ndaluar?

18/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tensionet në selinë blu, Policia: Na sulmuan me molotovë, përdorëm gaz lotsjellës
  • Protestat në Francë, reagon Macron: Do mbajnë përgjegjësi ata që donin të tradhëtonin Republikën

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.