AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump mund të tërhiqet, Gjermania kërkon armë bërthamore europiane

by SHT Media
17/03/2025
in Botë
6
0
Trump mund të tërhiqet, Gjermania kërkon armë bërthamore europiane
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ende janë të stacionuara në Gjermani armët bërthamore amerikane. Por distancimi i Trumpit nga Europa po e dobëson mbrojtjen e përbashkët nukleare. A mund të ndihmojë Franca?

Përgjigjen pozitive nga Berlini, Emmanuel Macron, presidenti francez kishte kohë që e priste. Disa herë ai kishte ofruar që të zhvilloheshin bisedime mes Gjermanisë e Francës për mbrojtjen nukleare,  mbi bazën e armëve atomike franceze. Deri më tani ishin vetëm fjalë në erë.

Por situata po ndryshon: Kreu i CDU-së, Friedrich Merz me gjasë, kancelari i ardhshëm gjerman, është gati për dialog. Me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mund të ndodhë që SHBA të mos e ofrojë më mbrojtjen nukleare si deri tani. Merz dëshiron të bisedojë me dy fuqitë atomike Francën dhe Britaninë e Madhe për këtë çështje. Parisi i ka hapur dyert.

Bombat amerikane në Gjermani

Prej dekadash Gjermania ka qenë nën mburojën nuklerare të SHBA. Flitet se në Gjermani gjenden deri në 20 bomba atomike, por kodi për përdorimin e tyre ndodhet vetëm në duart e presidentit amerikan. Nga ana e vet Bundeswehri vë në dispozicion avionët luftarakë, që në rast nevoje do t’i transportojnë ato. NATO e quan këtë organizim të përbashkët, “pjesëmarrje nukleare”, ku marrin pjesë edhe vende të tjera europiane.

Ekspertët e sigurisë nuk llogarisin me atë që SHBA do t’i heqin armët bërthamore në një të ardhme të afërt. “Nuk mendoj se është një skenar i afërt, sepse NATO dhe pjesëmarrja nukleare janë me rëndësi të madhe strategjike për SHBA për arsye të ndryshme”, është i mendimit, Sascha Hach, ekspert për sigurinë europiane dhe kontrollin e armatimit në Institutin për Studimet e Paqes në Frankfurt, PRIF. “Por megjithatë nuk mund të përjashtohet”. Një nga avantazhet strategjike të SHBA është mundësia e reagimit kundrejt agresioneve ruse në Europë.

Trump mund të tërhiqet, Gjermania kërkon armë

Gjermania nuk ka të drejtë të ketë armë bërthamore

Edhe nëse bombat amerikane mbeten në Europë, dyshimet që mbjell Donald Trump lidhur me premtimin amerikan për NATO-n janë të dëmshme dhe minojnë besueshmërinë e kërcënimit nuklear. Gjermania, që gjithmonë është mbështetur tek SHBA synon tani të riorientojë politikën e saj të sigurisë. Bundeswehri do të duhet të armatoset më shpejt se ishte e planifikuar. Edhe për mburojën atomike po debatohet: Sa e vlefshme është ajo në këto rrethana kundër arsenalit të madh nuklear të Rusisë me më shumë se 5500 koka atomike?

Vetë Gjermania nuk lejohet të ketë armë atomike. Këtë e ka përcaktuar “Marrëveshja Dy plus Katër” e ribashkimit të Gjermanisë.

Në Europë vetëm Britania e Madhe dhe Franca kanë armë atomike, Brenda BE vetëm Franca. Një bashkëpunim i ngushtë duket rruga më e mirë. Por ka edhe kufizime: Forcat atomike britanike janë të lidhura ngushtë me ato amerikane dhe në rast konflikti i vihen në dispozicion NATO-s. Ndryshe është situata në Francë, që i jep rëndësi të madhe mëvetësisë së forcave të saj armatosura atomike. Ato nuk janë të varura nga strukturat e përbashkëta komanduese të NATO-s.

Franca zotëron sipas disa llogaritjeve 290 koka atomike që mund të komandohen nga nëndetëse atomike apo avionët luftarakë Rafale. Forcat e armatosura atomike duhet të mbrojnë “interesat vitale” të vendit, thuhet në doktrinën franceze. Sipas interpretimit francez  ato njëkohësisht forcojnë edhe sigurinë e Europës duke vështirësuar kalkulimet e armiqve të mundshëm.

Trump mund të tërhiqet, Gjermania kërkon armë

Ç’pamje do të kishte një bashkëpunim në këtë drejtim?

Në Paris thuhet, se fillimisht duhet zhvilluar një dialog intensiv. Informacionet mbi mënyrën e veprimit dhe planin strategjik të armëve atomike janë tejet të rëndësishme. Franca ka këtu përvojë me dekada, të cilën Gjermania nuk e ka.

Ajo që mendohet janë trajnime të përbashkëta të aviacionit luftarak francez dhe atij gjerman, thotë eksperti francez i sigurisë, Camille Grand nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë. Kjo mund të përfshinte edhe aderimin e avionëve Rafale në Gjermani. Nuk bëhet fjalë, si u përfol në media për stacionim të avionëve luftarakë atomikë francezë apo infrastrukturë tjetër nukleare në Gjermani.

Komanda mbetet te presidenti francez

Franca nuk e shtron për diskutim pjesëmarrjen nukleare tek armët e saj atomike si e praktikon NATO. Prandaj për ekspertin Grand „është gabim që të mendohet, se garancitë nukleare franceze kompensojnë garancitë nukleare amerikane”, tha ai për DW.

Qeveria franceze e ka bërë të qartë: Vendimin për përdorimin e armëve atomike ajo nuk do ta lëshojë nga dora. „Pavarësisht se çfarë ndodh, vendimi ka qenë dhe do të mbetet në duart e presidentit të Republikës, kryekomandantit të forcave të armatosura”, tha presidenti francez në një fjalim drejtuar kombit në mars.

Çfarë mund të bëjë Europa?

Jo vetëm forcat atomike franceze, edhe ato britanike janë të orientuara mjaft në drejtim të mbrojtjes kombëtare. Britania e Madhe është vendi i vetëm i armatosur nuklear që ka vetëm një tip të caktuar armësh atomike. Kërcënimi nuklear i vendit është tërësisht i bazuar në mbrojtjen detare, katër nëndetëse atomike të stacionuara në brigjet perëndimore skoceze.

Kjo e kufizon mundësinë që këto armë në një të ardhme të afërt të vihen në shërbim të një mbrojtjeje nukleare europiane. Ajo që mund të mendohet është një dialog i përforcuar strategjik por edhe “një deklaratë politike, që dispozitiv nuklear francez dhe britanik në rast nevoje të përdoret edhe për mbrojtjen e territorit europian”, thekson eksperti Sascha Hach për DW. „Por nuk e quaj realiste që forcat e armatosura në Francë dhe në Britaninë e Madhe të zhvillohen në atë formë që të përshtaten edhe për mbrojtjen europiane.”

Nuk ka rëndësi numri i bombave

Edhe Friedriech Merz në Gjermani e thekson, se nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e armëve atomike të SHBA po për përplotësim të tyre. Jo vetëm për shkak të arsenalit nuklear SHBA shihen si të pazëvendendësueshme në NATO, por edhe për shkak të aftësive të tjera të veçanta të këtyre armëve. Këtu bëjnë pjesë kontakte direkte me qendra e komandove ruse dhe sisteme lajmërimi në lidhje me raketat balistike. Këto ndihmojnë për të shmangur shkallëzime të paqëllimshme- „Nëse ne tani në Europë diskutojmë se t’ia bëjmë pa SHBA ne përqendrohemi tek ajo nëse kemi bomba të mjaftueshme”, thekson Hach. Këtu harrohet, që mund të humbasin mekanizma të tjerë të sigurisë pa SHBA, si psh. Kontakte të drejtpërdrejta me palën kundërshtare. „Këtu do të thosha që është  në interes të Europës të ngrejë struktura të ngjashme dhe mekanizma mbi të cilat e kemi ne kontrollin.”/DW/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Huliganët e protestës nuk bëhen dot studentë!

13/10/2026

Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit!

13/10/2026

Video/ Shkatërruan biznesin e mikrokredive gjatë protestës dhe i vunë flakën, momenti kur i riu tenton të grabisë bankomatin

13/10/2026

Tirana nën pushtetin e dhunës dhe kaosit, kthehet në arenë lufte! Mbi 5 orë protestë mes gurëve e zjarrit, dhjetëra të plagosur e të arrestuar

13/10/2026

Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit

13/10/2026

Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

13/10/2026

Dhunë, shkatërrim e gaz lotsjellës gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve

13/10/2026

Protesta e dhunshme e studentëve në Tiranë, reagon Avokati i Popullit: Nisi hetimi mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë tubimit

13/10/2026

VIDEO/ Protestuesit kalojnë në fazën tjetër të dhunës, pas shkatërrimit i vënë edhe zjarrin bizneseve (FOTO)

13/10/2026

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme? Kapetanović: Nuk mjafton të digjitalizohemi, duhet të ndërlidhemi!

13/10/2026

Refleksion mbi bojkotin një javor të magjistratëve austriakë

13/10/2026

Jemi në Tiranë apo në Teheran?!

13/10/2026

VIDEO/ Protestuesit shkatërrojnë gjithçka në biznese, i vënë zjarrin materialeve në rrugë! Policia në gatishmëri (FOTO)

13/10/2026

“Airbus” drejt një fabrike të tretë në Marok, rritje e pranisë me 30% dhe 1300 të punësuar!

13/10/2026

“Projekti do realizohet”- Çështjet “Kushner” dhe “SHISH”, Rama flet nga Luksemburgu: Sistemi po funksionon, po luftojmë korrupsionin!

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Huliganët e protestës nuk bëhen dot studentë!
  • Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.