AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme? Kapetanović: Nuk mjafton të digjitalizohemi, duhet të ndërlidhemi!

by Alb Times
13/10/2026
in Botë
6
0
Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme? Kapetanović: Nuk mjafton të digjitalizohemi, duhet të ndërlidhemi!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjashtë ekonomi, gjashtë administrata dhe sisteme të ndryshme digjitale. Por a mund të funksionojnë ato si një hapësirë e vetme, ku qytetarët dhe bizneset të marrin shërbime pa u penguar nga kufijtë?

Kjo është sfida që Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, vendosi në qendër të Samitit të tetë Digjital të Ballkanit Perëndimor, i cili nisi sot në Herceg Novi të Malit të Zi.

“Sfida jonë e radhës nuk është thjesht të digjitalizojmë gjashtë ekonomitë. Është t’i ndërlidhim ato”, deklaroi Kapetanović përpara përfaqësuesve të qeverive të rajonit, Bashkimit Evropian dhe industrisë së teknologjisë.

Mesazhi i tij ishte i qartë: Ballkanit nuk i duhen thjesht më shumë platforma, aplikacione dhe shërbime online. I duhen sisteme që komunikojnë me njëri-tjetrin dhe që ua bëjnë jetën më të lehtë qytetarëve dhe bizneseve.

Nga roaming-u falas te shërbimet pa kufij

Kapetanović solli si shembull heqjen e tarifave të roaming-ut brenda Ballkanit Perëndimor, një nga rezultatet më të prekshme të bashkëpunimit rajonal.

Ajo që u arrit me telefoninë celulare, sipas tij, duhet të shërbejë si model për fazën tjetër të integrimit digjital.

Synimi është që identitetet digjitale, shërbimet publike online dhe infrastruktura teknologjike të jenë të ndërveprueshme, duke krijuar mundësi që qytetarët dhe bizneset të përdorin shërbime edhe përtej kufijve kombëtarë.

Në këtë agjendë përfshihen edhe inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe zhvillimi i aftësive digjitale.

Për Kapetanović, ndërlidhja digjitale nuk është thjesht çështje teknologjie. Ajo është pjesë e ndërtimit të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe e përgatitjes së Ballkanit Perëndimor për integrimin në Tregun e Vetëm të Bashkimit Evropian.

Nga premtimet te rezultatet

Në një rajon ku strategjitë dhe deklaratat politike nuk mungojnë, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së kërkoi që angazhimet të përkthehen në veprime konkrete, me përgjegjësi dhe afate të përcaktuara.

“Le të largohemi nga Herceg Novi me një ndjenjë më të qartë përgjegjësie për hapat e ardhshëm: çfarë do të realizojë secili prej nesh, me kë dhe deri kur”, u shpreh ai.

Samiti u hap nga Ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj, i cili theksoi se transformimi digjital nuk duhet të kufizohet te futja e teknologjive të reja, por duhet të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë institucionet dhe u shërbejnë qytetarëve.

Dukaj e cilësoi organizimin e Samitit gjatë kryesimit të Procesit të Berlinit nga Mali i Zi si një mundësi për të përshpejtuar përafrimin e rajonit me standardet digjitale evropiane.

Në hapje morën pjesë gjithashtu përfaqësues të Bashkimit Evropian, qeverisë gjermane, CEFTA-s dhe industrisë së telekomunikacionit.

Inteligjenca artificiale dhe siguria kibernetike në tryezë

Gjatë dy ditëve, më 13 dhe 14 tetor, Samiti do të trajtojë disa nga çështjet që po përcaktojnë të ardhmen digjitale të rajonit: identitetin elektronik, kuletat digjitale, inteligjencën artificiale, mbrojtjen nga sulmet kibernetike, sigurinë e fëmijëve në internet dhe të ardhmen e punës.

Një vend të veçantë do të zënë edhe mjetet e inteligjencës artificiale të Komisionit Evropian që mbështesin procesin e anëtarësimit në BE, si dhe mundësitë për startup-et dhe bizneset inovative.

Samiti organizohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi, në partneritet me RCC-në dhe Bashkimin Evropian.

Mesazhi që vjen nga Herceg Novi është i thjeshtë: Ballkani Perëndimor ka gjashtë ekonomi që po digjitalizohen, por sfida është që ato të mos mbeten gjashtë ishuj digjitalë.

Sepse integrimi digjital nuk matet vetëm me numrin e shërbimeve që kalojnë online, por edhe me aftësinë e tyre për të funksionuar përtej kufijve.

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

12/11/2026

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

12/11/2026

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

12/11/2026

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

12/11/2026

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

12/11/2026

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

12/11/2026

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

12/11/2026

Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

12/11/2026

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

12/11/2026

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

12/11/2026

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

12/11/2026

“Ke punë të vështirë!”, Shala i jep këshilla kreut të ri të SHISH: Ja çfarë duhet të ndryshosh

12/11/2026

Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

12/11/2026

Arsyet e mjedisit toksik brenda opozitës!

12/11/2026

“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

12/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne
  • “Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.