AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Refleksion mbi bojkotin një javor të magjistratëve austriakë

by Alb Times
13/10/2026
in Opinion
6
0
Refleksion mbi bojkotin një javor të magjistratëve austriakë

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga av. Gurali Brahimllari

Duke hulumtuar për përmbajtjen e  dy vendimeve të publikuara, së fundi, nga  Gjykata Kushtetuese Austriake në lidhje me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC, u ndesha me një lajm nga gjyqësori, të cilin po e ndaj me të interesuarit.

Me vendimin e shoqatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve si edhe sindikatat përkatëse të punonjësve pranë tyre,  në Austri ka filluar sot protesta njëjavore, (nga data 12 deri më 16 tetor 2026), për të tërhequr vëmendjen e qeverisë ndaj mungesës së theksuar të personelit dhe mbingarkesës së vazhdueshme në punë. Gjatë kësaj periudhe  nuk do të zhvillohet asnjë seancë dëgjimore, nuk do jepet asnjë vendim gjyqësor dhe nuk do të caktohet asnjë datë e re gjykimi

Sipas një interviste të z. Gernot Kanduth, president i shoqatës së gjyqtarëve, vendimi për bojkotimin e seancave gjyqësore është bazuar në mbingarkesën në punë të gjyqtarëve shkaktuar nga mosplotësimi i vendeve vakante. Mungesa e personelit ka detyruar gjyqtarët aktualë të përballojnë mesatarisht një ngarkesë prej 120% të kapacitetit normal. Sipas z. Gernot Kanduth, “situata nuk përbën më thjesht një problem të kushteve të punës, por një rrezik serioz për funksionimin e shtetit të së drejtës.” Ai shton se shumë gjyqtarë detyrohen të punojnë edhe gjatë fundjavave, pushimeve vjetore dhe, në disa raste, gjatë periudhave kur janë të sëmurë, ndërsa thekson se “sistemi nuk mund të vazhdojë të funksionojë duke u mbështetur vazhdimisht në sakrificat personale të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Po në Shqipëri?

Pavarësisht shkakut që soli largimin  masiv të magjistratëve nga detyra (Vettingu selektiv dhe me  standard jo kushtetuese) e vërteta është se magjistratët shqiptarë të paktën prej 7 – 8 viteve të fundit janë duke u përballur me një situate rraskapitëse dhe të papranueshme, ndërsa qytetarëve u është shkelur të drejta për gjykimit brenda afateve të arsyeshme duke humbur  besimin edhe tek drejtësia e re

Prandaj, duke sjellë në vëmendje të publikut këtë BOJKOT- Proteste,  te magjistratëve Austriake,  vlerësoj se është koha për të kujtuar, shoqatat e  gjyqtareve dhe prokurorëve që të kërkojnë të drejtat e tyre, jo vetëm për raste  kur qeveria synon të ule pagën e tyre, por edhe për të kërkuar e protestuar për situatën shumë skandaloze në të cilën ata po ushtrojnë funksionet.

Mjafton të kujtoj se Magjistratët Austriake, me të drejtë, e konsiderojnë një “barrë shtesë të madhe” shkakun se  nga  1 700 gjyqtare janë të punësuar vetëm 1,478 (pra mungojnë 250 gjyqtare), por kjo situatë atje, është krejt e papërfillshëm në krahasim me numrin e gjyqtareve dhe prokurorëve që  mungojnë në Shqipëri, në raport me numrin e përgjithshëm  që duhej të ishin duke kryer funksionet e tyre.

Ndërkohë në vendin tone, jo vetëm  që ka dosjes të tëra që presin me vite të shqyrtohen, por, edhe  për çështjet e reja,  ashtu si sikurse evidenton  kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve në Austri, edhe në gjykatat tona çështjet po bëhen gjithnjë e më komplekse, ndër të tjera, edhe sepse janë shtuar provave elektronike, analizimi i të dhënave nga telefonat celularë, për të cilat paraqiten kërkesa të shtuara nga palët për kundërshtimin e tyre. Për pasojë, në raport me magjistratët Austriake që janë në grevë një javore, gjyqtarëve  dhe prokuroreve tanë, që të përmbushin funksionet e tyre, do t’ju duhet të sakrifikojnë shumë më tepër nga jeta  personale e familjare, sepse ngarkesa e tyre  në punë vlerësohet të jetë rreth 200 % krahasuar me kapacitetin normal apo me situatën para vitit 2016.

Prandaj për këtë situatë, duhet të ketë reagime më të fuqishme jo vetëm nga shoqatat e Gjykatësve dhe Prokuroreve,  por edhe nga KLGJ e KLP për zbutjen e gjendjes aktuale me shtimin e magjistratëve të rinj apo me emërimin e këshilltarëve ligjore.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

VIDEO/ Dhuna e protestuesve nuk kursen as përfaqësinë e Vatikanit në Tiranë! Ja pamjet kur ngjiten në kangjella dhe sulmojnë

13/10/2026

Protesta e studentëve, Policia i zmbraps me ujë e gaz lotsjellës, të tjera arrestime (FOTO)

13/10/2026

Berisha përkrah protestën e dhunshme nga Dibra: PD e mbështet me të gjitha potencialet e saj! Garantojmë pedagogët dhe studentët

13/10/2026

Huliganët e protestës nuk bëhen dot studentë!

13/10/2026

Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit!

13/10/2026

Video/ Shkatërruan biznesin e mikrokredive gjatë protestës dhe i vunë flakën, momenti kur i riu tenton të grabisë bankomatin

13/10/2026

Tirana nën pushtetin e dhunës dhe kaosit, kthehet në arenë lufte! Mbi 5 orë protestë mes gurëve e zjarrit, dhjetëra të plagosur e të arrestuar

13/10/2026

Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit

13/10/2026

Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

13/10/2026

Dhunë, shkatërrim e gaz lotsjellës gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve

13/10/2026

Protesta e dhunshme e studentëve në Tiranë, reagon Avokati i Popullit: Nisi hetimi mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë tubimit

13/10/2026

VIDEO/ Protestuesit kalojnë në fazën tjetër të dhunës, pas shkatërrimit i vënë edhe zjarrin bizneseve (FOTO)

13/10/2026

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme? Kapetanović: Nuk mjafton të digjitalizohemi, duhet të ndërlidhemi!

13/10/2026

Refleksion mbi bojkotin një javor të magjistratëve austriakë

13/10/2026

Jemi në Tiranë apo në Teheran?!

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • VIDEO/ Dhuna e protestuesve nuk kursen as përfaqësinë e Vatikanit në Tiranë! Ja pamjet kur ngjiten në kangjella dhe sulmojnë
  • Protesta e studentëve, Policia i zmbraps me ujë e gaz lotsjellës, të tjera arrestime (FOTO)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.