AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump garon në Primare, shumë amerikanë të shqetësuar: Kemi frikë për të ardhmen!

by SHT Media
05/03/2024
in Botë
6
0
Trump garon në Primare, shumë amerikanë të shqetësuar: Kemi frikë për të ardhmen!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Gjykatës Supreme që hedh poshtë kërkesën e Kolorados për t’i  ndaluar ish-presidentit, Donald Trump të garojë në primaret e këtij shteti, u bë për të shmangur kaosin. Analistët shprehen se pasojat për rastin do të jenë të menjëhershme në kuptimin që edhe shtete të tjera nuk do të jenë në gjendje ta heqin Trumpin nga fletëvotimet e tyre.

Sipas profesoreshës së Shkollës së Drejtësisë Perëndimore të Kalifornisë Nancy Marcus, Gjykata e Lartë nuk e anuloi konstatimin e gjykatës së Kolorados se Trump u përfshi në një kryengritje, por kjo mund t’u japë prokurorëve të drejtën për ta ndjekur më tej çështjen në nivel federal, megjithëse nuk ka pasur asnjë tregues të menjëhershëm se ata do ta bëjnë këtë.

“Ka një lloj gjuhe vërtet interesante midis këtyre, këtyre përfundimeve. Dhe këtu ngrihet pyetja se çfarë do të ndodhë më pas? Do të ishte mjaft e vështirë në këtë fazë që legjislacioni të miratohej nga Kongresi. Kongresi nuk do të bie dakord në një mënyrë apo tjetrën për këtë çështje. Por Departamenti i Drejtësisë mund të ketë disa rrugë për të ndjekur nëse me të vërtetë beson se Trump u përfshi në kryengritje dhe se dikush që përfshihet në kryengritje nuk duhet të mbajë poste. Unë mendoj se ata mund të fillojnë të hetojnë mënyrat se si mund ta ndjekin këtë çështje.”

Për shumë analistë të tjerë vendimi i Gjykatës Supreme që lejoi që Donald Trump të rikthehej në votim nuk është në asnjë mënyrë një fitore për Trump. Sipas Noah Bookbinder, ekspert për etikën në Uashington shprehet se tani është e qartë se Trump udhëhoqi kryengritjen e 6 janarit dhe do të jetë në dorën e popullit amerikan që të vendosë në 5 nëntor.

Por ky vendim është shumë zhgënjyes për shumë njerëz.

“Definitivisht nuk do votoj për Trump. Por përveç kësaj, nuk mendoj se dikush ka spikatur deri në pikën për të bërë diçka ndryshe për Amerikën. Do të doja një udhëheqës të ri.”

“Unë jam i befasuar që Trump do të jetë përsëri në fletëvotim. Nuk mendoj se ai ka krijuar besim tek njerëzit. Jam vërtet i frikësuar për të ardhmen e të gjithëve ne dhe vetëm fakti që ai mund të hyjë sërish në fletëvotim është disi i frikshëm.”

Ky vendim u jep fund përpjekjeve në shtetet si Kolorado, Illinoi dhe Mein për ta hequr emrin e Trump nga fletëvotimi, ndërsa ai është kandidati kryesor republikan për të fituar emërimin e kësaj partie mes fitoresh dominuese në disa shtete. Çështja e  Trump përbën herën e parë që Gjykata e Lartë shqyrton një nen që synon t’ua ndalojë ish zyrtarëve që kishin poste publike dhe që “morën pjesë në kryengritje”, rikthimin në poste të tilla. Vendimi i Gjykatës Supreme vjen kur 16 shtete amerikane do të organizojnë njëkohësisht votimet për zgjedhjet paraprake brenda partive.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.