AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump befason sërish: Zelensky e Putin, të bëhen bashkë! Ne mineralet do i marrim

by SHT Media
22/02/2025
in Botë
6
0
Trump befason sërish: Zelensky e Putin, të bëhen bashkë! Ne mineralet do i marrim
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Donald Trump befasoi me një tjetër pohim të papritur: Përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan përcolli bindjen e tij se Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin do të duhet “të bëhen bashkë” për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë.

“Mendoj se presidenti Putin dhe presidenti Zelensky do të duhet të bëhen bashkë. Sepse, a e dini çfarë? Ne duam t’iu japim fund vrasjeve të miliona njerëzve. Mendoj se kemi shanse për të arritur marrëveshjen. Më është dashur të sigurohem që edhe Rusia e dëshiron një gjë të tillë”, tha presidenti amerikan.

Me këtë pohim, Trump iu referua takimit të shumëdiskutuar mbi fundin e konfliktit të Ukrainës, që u mbajt këtë javë mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë në Riad të Arabisë Saudite. Trump sqaroi po ashtu se nuk do të shkojë në Moskë më 9 maj për të shënuar përvjetorin e dhënies fund të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara janë shumë pranë firmosjes së marrëveshjes për mineralet e Ukrainës.

“Jemi shumë pranë nënshkrimit, dhe mendoj se këtë ujdi e duan edhe ata vetë. Është e rëndësishme, është marrëveshje e madhe”, vijoi Trump.

Tri burime anonime, të afërta me zhvillimet, pohuan për agjencinë e lajmeve Reuters, se në diskutimet e marrëveshjes së mineraleve, Uashingtoni ka përdorur si argument edhe mundësinë e tërheqjes së sistemit Starlink të Elon Muskut, mbi Ukrainë, nëse nuk arrihet një kompromis. Edhe pse ka Ukraina ka rezerva të vyera mineralesh të rralla si uranium e titani, ajo vetë nuk ka aftësi përpunuese për to, dhe nuk i ka prodhuar më prej dekadash.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

78 gjoba për këmbësorët në Tiranë brenda 24 orëve, policia shton kontrollet

12/10/2026

Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit, ja akuzat ndaj tyre (EMRAT)

12/10/2026

“Mbi 200 artikuj pjesë e nismës, synojmë deri…”- Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm!

12/10/2026

Atentati me tritol ndaj “Çilo Hundërrit” në Gjirokastër, merren në pyetje 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit! Ende asnjë i arrestuar

12/10/2026

Shtyhet përsëri gjyqi për dosjen “Partizani”, caktohet data për seancën e radhës ndaj Sali Berishës dhe të tjerëve!

12/10/2026

Vrau dy vëllezër në Patos në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon të shpëtojë nga burgimi pas ekstradimit nga SHBA! I kërkon Gjykatës që…

12/10/2026

Zgjedhjet lokale 2027, zbulohet ‘taktika’ politike e demokratëve! KQZ: Partia Demokratike nuk e mbështet zgjerimin e votimit elektronik!

12/10/2026

Zbardhen ndryshimet në ligjin e emigracionit në Angli, preken edhe emigrantët shqiptarë pa leje qëndrimi! Kriteret dhe masat

12/10/2026

E gjitha nisi nga një shaka në ashensor! Zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e 16-vjeçarit në lokal, i arrestuar edhe gjyshi i kamerierit të dyshuar!

12/10/2026

Gjuajtën me vezë dhe ujë Ramën dhe socialistët në Kuvend, Etika merr vendimin për Bardhin dhe Balliun! Ja me sa ditë përjashtohen

12/10/2026

Dyshohet se po përgatitnin atentat, tre të arrestuarit në gjyq për masën e sigurisë, “blindohet” Gjykata e Lezhës

12/10/2026

Jep dorëheqjen drejtori i Burgjeve, Kupi: Pas shtatë muajsh vendosa që…

12/10/2026

Vdekja e 16-vjeçarit në restorant në Fushë-Krujë, arrestohen kamarieri dhe pronari i lokalit

12/10/2026

Vrasja e Egli Progës, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy të akuzuarit

12/10/2026

Dyshohet të jetë autori i plagosjes në Sauk, arrestohet në Greqi 19-vjeçari turk

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 78 gjoba për këmbësorët në Tiranë brenda 24 orëve, policia shton kontrollet
  • Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit, ja akuzat ndaj tyre (EMRAT)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.