• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Trafik droge dhe grup kriminal, pranga 47-vjeçarit në Tiranë

08/02/2025
in Kronikë
Trafik droge dhe grup kriminal, pranga 47-vjeçarit në Tiranë

Vihet në pranga 47-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një grup kriminal.Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale O.I., banues në Gjirokastër u kap në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë.

Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal në vitin 2018 në trafikimin e lëndëve narkotike me shtetet e BE-së. 47-vjeçari është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, ku i ka mbetur për të vuajtur dënimin për 2 vite e 8 muaj burg.Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim.

Vihet në pranga 47-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike në vitin 2018.

Sektori Operacional në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”.

Gjatë këtij operacioni u lokalizua në afërsi të zonës së quajtur “Liqeni i Thatë”, Tiranë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi O. I., 47 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.07.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite e 8 muaj burgim (të cilit i ka mbetur për të vuajtur 2 vjet e 8 muaj e 4 ditë burgim), për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal në vitin 2018 në trafikimin e lëndëve narkotike me shtetet e BE-së. Në goditjen e këtij grupi kriminal në vitet 2017-2018, janë zhvilluar 12 operacione policore kombëtare dhe ndërkombëtare konkretisht në Shqipëri, Greqi, Turqi, Maqedoni, Itali, ku janë arrestuar gjithsej 66 shtetas midis tyre të huaj dhe shqiptarë si dhe janë sekuestruar 8.4 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa, municione luftarake, automjete, telefona, si dhe shuma të konsiderueshme parash.

Në vijim të veprimeve shtetasi O. I., iu dorëzua shërbimeve të DVP Korçë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!