• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Tjetërsim pronash dhe vrasje, GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për 4 të arrestuar, mes tyre edhe vëllai i deputetit

04/10/2025
in Kronikë
SPAK mbyll hetimet për dosjen “Revanshi 2”, çon për gjykim Astrit Avdylin, Emiljano Shullazin, Leonard Dukën dhe bashkëpunëtorët e tjerë

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 5 të arrestuarit gjatë operacionit të zhvilluar dy ditë më parë në Durrës. Grupi kriminal vepronte në zonën e Gjirit të Lalëzit në Durrës dhe ishte i përfshirë në vrasje me pagesë dhe në tjetërsim të pronave përmes falsifikimit të dokumenteve 

  1. VullnetMuça, vëllai iRrumit, Aleksandër Lahos (arrest në burg) 
  2. EneaKume, vëllai i deputetit Loer Kume (arrest në burg) 
  3. VlashBrahja (arrest në burg) 
  4. AstritAvdylajalias Astrit Balliu (në burg për operacionin “Revanshi”) (arrest në burg) 
  5. EdliraAvdylaj(ndalim i daljes jashtë shtetit) 

Grupet e “Rrumit” e Avdlylit të Shijakut, SPAK zbardh vrasjen e 2021 dhe “batërdinë” me pronat ne Lalëz 

Një hetim i SPAK, nxori edhe njëherë në sipërfaqe emrin e Astrit Avdylajt por edhe të Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut. Ata dyshohen të jenë drejtues të dy grupeve kriminale të përfshira në përfshira në vrasje dhe në tjetërsimin e pronave në bregdet. Urdhër-arrestet e lëshuar për ta ju komunikua vetëm Avdylajt, i paraburgosur për të tjera hesape me SPAK, ndërsa Lahos vijon të jetë në kërkim. Në total SPAK siguroi 9 masa sigurie, 8 nga të cilat “arrest në burg”. 

Në pranga përfundoi Enea Kume, vëllai i deputeti socialist, Loer Kume, Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut dhe Vlash Brahja, ndërsa në kërkim u shpallën Aleksandër Laho, Aldo Avdyli, Agron Bejdolli dhe Alfred Doka. 

Një masë sigurie më e butë, “ndalimi i daljes nga shteti” është miratuar edhe për Ermira Avdylin. Sipas SPAK, grupi i Avdylajt është përgjegjës për vrasjen e Edmir Bregut, i njohur edhe si Ilir Kuçi (Maloku), janarin e vitit 2021 në Durrës. 

Vrasja është motivuar nga hakmarrja, pas një tentativë të të ndjerit për të vrarë nipin e Avdylajt, Aldo Avdylajt. Referuar hetimit, në ekzekutim është përfshirë si koordinues, Aldo Avdylaj, si ndihmës Enea Kume, ndërsa si ekzekutor Alfred Doka. Ndërsa i Aleksandër Laho, sipas SPAK, ishte drejtues i një grupi kriminal përgjegjës për falsifikime pronësie, me qëllim zhvatje pronash dhe tjetërsim nga Gjiri i Lalzit tek Kepi i Rodonit. 

Sipas SPAK, të dyshuarit kanë falsifikuar akte të marrjes së Tokës në pronësi, duke shtuar parcela, prodhuar dokumente false, futur ato ilegalisht në arkivën e ZRVPP Durrës dhe paraqitur si tituj pronësie. 

Po ashtu, ata kanë hequr fletë nga regjistrat e kartelave të pasurive e zëvendësuar me fletë të falsifikuara. Pasuritë me praktika false janë regjistruar më pas emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive. Të gjitha këto veprime janë kryer me qëllimin e vetëm, realizimi i përfitimit të paligjshëm përmes shitjes së këtyre pasurive tek individë apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare. 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!