Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ibsen Elezi ka komentuar protestat e fundit, duke i cilësuar ato si shprehje të një pakënaqësie më të gjerë qytetare ndaj sistemit politik në vend.
Duke bërë një paralelizëm me situatën e vitit 1996, Elezi tha se atëherë kriza u shkaktua nga firmat piramidale, ndërsa sot situata është e ndryshme dhe lidhet me pakënaqësinë ndaj politikës.
Elezi theksoi se protestat janë dëshmi e ekzistencës së një gjendjeje opozitare në shoqëri, ndërsa organizimi i saj mbetet një sfidë.
“Në ’96 ndodhi për shkak të një situate që u krijua nga firmat piramidale dhe pati një masë të madhe me ndikim. Gjendjen opozitare e krijoi vetë PD. Gjendja opozitare ishte kur sheh se ato që premtuan demokraci dhe e shkelën demokracinë me dy këmbë. Kjo që po ndodh tani është ndryshe, Sali Berisha në atë kohë, me qëllim apo pa qëllim quhej absurde sulmi që bëhej duke thënë komunistët, komunistët… Tani në rastin konkret është një situatë që këta që po dalin vërtet morën shkas nga rasti në Zvërnec, por në thelb e shohin të keqen. Dhe zakonisht të keqen e sjell apo e shmang politika. Vërtet ishte shkëndijë “Flamingo”, por gjithë turma shprehtë një revoltë ndaj sistemit politik. Në sipërfaqe këta janë dy kundërshtarë politikë, por këta janë të kënaqur për objektiva që kanë. Berisha nëse do mbante premtimet e Kuvendit të Dhjetorit do fuqizonte, partinë. Flamingot kanë treguar që këtu ka një gjendje opozitare. Dhe vërtet që protestat lindin nga kjo gjendje, por organizimi është shkalla e dytë. Nëse këta të “Flamingove” do kishin arrit të kishin përfaqësi qoftë me figura të pakontenstuara…Situata është shumë e vështirë për të shkuar në organizim. Qytetarët në këtë rast janë përpara elitës, dalin i tregojnë se cila duhet të jetë kauza. Kauza është antisistem… I dhanë Guvernatorit të Bankës mbrojtje, më shumë se Presidenti…”, tha ai.
