Të armatosur deri në dhëmbë! Momenti kur policët brazilianë arrestojnë Ervin Matën

Pas rreth tre vitesh në arrati, në Brazil është arrestuar Ervin Mata, një person i njohur për autoritetet shqiptare si i përfshirë në veprimtari kriminale.

Policia e Brazilit ka publikuar pamjet e arrestimit të Matës. Në pamje, duken forcat speciale të shtetit Brazilian, të pajisur me armë, duke shoqëruar Matën.

Një operacion i përbashkët midis Tático Ostensivo Rodoviário (TOR) dhe Forcës Taktike të Batalionit të 20-të të Policisë Ushtarake (20º BPM/I) rezultoi në arrestimin e Ervin Matës, shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpoli për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge dhe organizatë kriminale.

Arrestimi ndodhi në mbrëmjen e datës 25/04, në Ilhabela (SP), pas një pune inteligjente, që identifikoi lëvizjen e të dyshuarit. Në përpjekje për të mashtruar autoritetet, i arratisuri përdori një rrugë detare, por u lokalizua në një ambient tregtar pas intensifikimit të patrullimit.

Në momentin e ndërhyrjes, ai ende tentoi të fshihte identitetin, por u njoh nga ekipet dhe u ndalua pa rezistencë.

Krimineli u dërgua tek autoritetet federale dhe mbetet në dispozicion të drejtësisë, teksa do të ekstradohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Brazilit.

Mata ishte shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2023 me urdhër të SPAK, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar të kokainës. Sipas hetimeve, grupi akuzohet gjithashtu për pastrim parash dhe sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve.

 

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.