• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Talat Xhaferi merr detyrën si kryeministër: Detyra primare, zgjedhjet e lira e demokratike

29/01/2024
in Botë
Talat Xhaferi merr detyrën si kryeministër: Detyra primare, zgjedhjet e lira e demokratike

Talat Xhaferi ka marrë sot detyrën e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Detyra iu dorëzua nga Kryeministri në largim Kovaçevski. Pas takimit për marrjen e detyrës, Koveçevski dhe Xhaferi kanë mbajtur deklaratë për mediat.

Talat Xhaferri preferoi që deklaratën e tij pas marrjes së detyrës si kryeministër i RMV-së ta jepte në jepte në 2 gjuhë, atë shqipe dhe gjuhën zyrtare në RMV.

Gjatë fjalës së tij, Xhaferi u shpreh se ka shprehur kënaqësi dhe përgjegjësi për detyrën që ka marrë përsipër teksa ka thënë se kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilat do të mbështesë çdo vendim që do të marrë në qeveri.

Si prioritet primar i qeverisë nën drejtimin e tij do të jetë mbajtja, avancimi i partneritetit strategjik të RMV-së me NATO, BE dhe SHBA.

Talat Xhaferi: Sapo përfunduam takimin tetë a tetë me Kovaçevskin për të bërë pranim-dorëzimin e detyrës së kryeministrit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me Kovaçevskin, pajtuam për cështjen primare që do të jetë në fokusin e qeverisë. Shpreha kënaqësi dhe përgjegjësi për detyrën që mora përsipër duke përsëritur dhe atë që thashë dhe dje, kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilën do të mbështes çdo vendim që do të marrim si qeveri.

Duke qenë se jemi në koalicionin qeveritar që punon dhe me programin e zgjedhuar të punës, natyrisht që qeveria që do të udhëheq unë, do vazhdojë me zbatimin e plotë, efikas për politikat në këtë program. Detyra primare është organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Qeveria ka një procedurë të rregullt, do të zbatojë të gjitha kushtet për zbatimin e vullnetit të qytetarëve duke synuar standardet më të larta që të zhvillohen zgjedhje të plota.

Mbajtja dhe avancimi i partneritetit strategjik të RMV-së me NATO, BE dhe SHBA, si qëllime strategjike, mbeten prioritet primar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Besnik ndaj poltikës së ja shtme të sigurisë së BE-së, nuk ka alternativë tjetër.  Integrimin e plotë dhe të përshpejtuar të shtetit në 2030, në axhendën e qeverisë. Përshpejtimi i rritjes dhe zhvillimit ekonomik për të mbështetur prioritetet sociale, fokus. Plani i rritjes, si pjesë e pakos së Komisonit Europian, do të ketë vëmendjen e plotë të qeverisë.

Pa marrë parasysh se sa do të zgjasë kjo qeveria, nuk do të mungojnë bashkëpunimi insititucion, çdo digaster efikas në shërbim të qytetarëve. Ka një gjë që nuk ndryshon kurrë, ne të gjithë jemi aty për të ruajtur interesat e tuaja.

Kjo është hera e parë që një shqiptar bëhet Kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Talat Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike deri në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 8 Maj.

/a.r

Më të lexuarat

  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Horror në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ironizon Starmerin: Nuk kishim të bënim me Winston Churchill-in

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia që pushtoi Botën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vala e të nxehtit përfshin edhe Britaninë: Skocia dhe Irlanda e Veriut shënojnë temperaturat më të larta të vitit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vjen PD-ja, bëhesh me PD-në. Vjen PS-ja, kthehesh andej”, debat i ashpër Mziu-Sejdarasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është protestuesja Eva Pango që akuzohet për heqjen e flamurit izraelit, mohon përfshirjen, policia vijon hetimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje për Aeroportin e Vlorës, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit: Nuk ka nevojë për forcë për të punuar, ka nevojë për kontratë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka ndërhyrë Irani në protestë? Visho Ajazi: Duhen informuar shërbimet e inteligjencës, përndryshe mbeten thashetheme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!