• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Takim me kreun e AMP/ I ngarkuari me punë i SHBA: Parandalim korrupsionit apo paligjshmërive brenda radhëve të Policisë

10/01/2024
in Politikë
Takim me kreun e AMP/ I ngarkuari me punë i SHBA: Parandalim korrupsionit apo paligjshmërive brenda radhëve të Policisë

I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, David Wisner, së bashku me Atasheun për Asistencë në Çështjet e Zbatimit të Ligjit, drejtues i ICITAP për Shqipërinë,  Richard Deasy dhe Këshilltaren Ligjore Rezidente të OPDAT, znj. Mary Kate Butterfield, vizituan Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Ata u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm Florian Sulejmani dhe drejtues të lartë të AMP.

Ambasadori në detyrë i SHBA, Wisner uroi z. Sulejmani për marrjen e detyrës duke shprehur vlerësimet maksimale për procesin transparent dhe mjaft cilësor të përzgjedhjes së drejtuesit të Agjencisë. Ai garantoi mbështetjen e palëkundur që ofron ambasada e SHBA për të rritur kapacitetet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në funksion të zbatimit të ligjit.

Wisner theksoi përkushtimin për forcimin e partneritetit përmes programeve ICITAP dhe OPDAT, me qëllim parandalimin e korrupsionit apo paligjshmërive brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Ky bashkëpunim përfshin trajnime të vazhdueshme dhe cilësore të personelit të Agjencisë, të cilat synojnë të rrisin eficencën e hetimeve proaktive në funksion të goditjes së paligjshmërisë, duke përmbushur kështu edhe pritshmëritë e publikut për një shërbim policor në përputhje me standardet evropiane.

Wisner përgëzoi përkushtimin dhe vendosmërinë e Drejtuesit të Agjencisë në përmbushjen e misionit për mbikëqyrje civile, transparente dhe të pavarur, trajtimin e shkeljeve të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Ai siguroi mbështetje të vazhdueshme përmes asistencës teknike dhe profesionale për sektorë të veçantë si hetimi, inspektimi dhe trajtimi i ankesave.

Drejtori i Përgjithshëm Florian Sulejmani shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe vizionin e përbashkët me ambasadën e SHBA në Tiranë, duke theksuar vendosmërinë e Agjencisë në luftën kundër korrupsionit dhe paligjshmërisë brenda Policisë së Shtetit. Ai tha se Agjencia po kontribuon fuqishëm në këtë drejtim, nëpërmjet hetimeve proaktive dhe bashkëpunimit me SPAK e Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm. Një kontribut tjetër mjaft i rëndësishëm është edhe zhvillimi i testeve të poligrafit, detyrim ky që i është ngarkuar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në kuadër të reformës në drejtësi. Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë e procesit të vlerësimit kalimtar e periodik dhe rolin kyç të Agjencisë, si një nga mekanizmat e vetëpastrimit, me qëllim rritjen e besimit të publikut tek Policia e Shtetit dhe forcimin e integritetit brenda rradhëve të saj.

Në përfundim të takimit, Drejtori i Përgjithshëm, Florian Sulejmani i dorëzoi të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Wisner dhe Këshilltares Ligjore Rezidente të OPDAT, Mary Kate Butterfield nga një dhuratë simbolike me stemën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!