• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Tabaku flet për ‘dy sfidat kryesore të Shqipërisë’: Kriza e numrave dhe kriza kibernetike

03/02/2024
in Politikë
Tabaku flet për ‘dy sfidat kryesore të Shqipërisë’: Kriza e numrave dhe kriza kibernetike

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, pas hakërimit të faqes online të INSTAT nga “Homeland Justice”, është shprehur se Shqipëria po përballet me dy kriza, atë të numrave dhe ajo kibernetike.

Tabaku shprehet se ky është viti i dytë radhazi që vendi ndodhet nën sulmet kibernetike, por “ironikisht nuk po shqetësojnë qeverinë më shumë se sa po i japin një argument më shumë për të vonuar të dhënat e censusit e për tenderin e rradhës”.

“Frikës së qeverisë me shifrat e rëna të shqiptarëve, ulja e lindshmërisë dhe një komb që po humbet rininë e cila largohet për ta plakur i shtohet dhe frika e sulmeve kibernetike që kanë zhveshur Shqipërinë Digjitale nga propaganda me lajle lujle që na shitet përditë”, thekson deputetja demokrate.

Ajo shprehet se kriza e Shqipërisë që dëshmohet në çdo shifër të INSTAT është njëkohësisht e një vendi të vendosur në cep nga sulmet kibernetike, të cilat sipas saj, dëshmojnë se hackeri më i madh është korrupsioni.

Deklarata e plotë e Tabakut:

Kriza e numrave dhe kriza kibernetike! Për të dytin vit me radhë vendi jonë gjendet në kulmin e sulmeve kibernetike që ironikisht nuk po shqetësojnë qeverinë më shumë se sa po i japin një argument më shumë për të vonuar të dhënat e censusit e për tenderin e rradhës. Siç edhe kuptohet, të dhënat e censusit duhet të ishin publikuar dhe të ishin temë reale debati për shumë vendimmmarrje që ne sot po marrim.

Nëse sot qeveria po ndërmerr disa kredi, vendimmarrje apo projekte për Shqipërinë ne duhet të dimë se sa shqiptarë do të impaktojnë, kur flasim për reformë elektorale e territoriale nuk ka instrument më të mirë se censusi. Por, frikës së qeverisë me shifrat e rëna të shqiptarëve, ulja e lindshmërisë dhe një komb që po humbet rininë e cila largohet për ta plakur i shtohet dhe frika e sulmeve kibernetike që kanë zhveshur Shqipërinë Digjitale nga propaganda me lajle lujle që na shitet përditë.

Të mendojmë që gjithë këto sulme vijnë pasi qeveria na është angazhuar në një projekt me inteligjencën Artificiale të Chat GPT ndërkohë që të gjithë faqet online të qeverisë janë vazhdimisht dëshmi e paaftësisë për të reflektuar mbi keqmnaxhimin e Shqipërisë digjitale.

Në këto kushte, kriza e Shqipërisë që dëshmohet në çdo shifër të INSTAT është kriza njëkohësisht e një vendi të vendosur në cep nga sulmet kibernetike të cilat në mënyrë të pamëshrtshme po dëshmojnë se hackeri më i madh është korrupsioni.

/f.s

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!