• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

S’votuan ndihmën ekonomike, Veliaj për këshilltarët e Berishës e Metës: Kjo sjellje nuk e ndihmon Tiranën, hidhen pupthi sa herë jua kërkon çifti i partisë

12/02/2024
in Politikë
S’votuan ndihmën ekonomike, Veliaj për këshilltarët e Berishës e Metës: Kjo sjellje nuk e ndihmon Tiranën, hidhen pupthi sa herë jua kërkon çifti i partisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar qëndrimin e këshilltarëve të PD së Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Arlind Qorrit, të cilët kanë tentuar që të prishin mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Në një intervistë për News 24, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se kjo qartazi është një axhendë e PD dhe e PL, por që dëmton interesat e qytetarëve.

“Qartazi këtu ka një ndarje të roleve. Në parlamentin e Shqipërisë do jetë PD ajo që do degradojë dhe do sillet në mënyrë vulgare, do jenë funksionarët e PD që do lyejnë me miell punonjësit e gardës. Ndërkohë kanë ndarë rolet dhe në Bashkinë e Tiranës sportin e rrugaçërisë dhe të vulgaritetit duhet ta luajë partia tjetër.

Këtu ka një ndarje të qartë të roleve. Kur ti e kë axhendën e ditës ndihmën ekonomike, pagesën e personave që marrin bonus për shtëpitë e tërmetit, kur ti ke ndarjen e shtëpive të tërmetit, kur ti ke pagesën e njerëzve që mund të kenë pas zjarre, siç ishte pallati te njësia 7 që presin pagesën për të riblerë mobiliet dhe për të rregulluar shtëpinë. Dhe kur ti do të kalosh kampusin e Kolegjit të Europës. Asnjë prej këtyre çështjeve nuk është e PS”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se këto veprime të këshilltarëve të opozitës janë fyese. Veliaj shprehu bindjen se ata që tentojnë të bllokojnë ndihmën ekonomike apo rindërtimin e shtëpive, do të ndëshkohen nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme. “Sa fiken kamerat e kthen në një gallatë meqë kryetari i partisë të ka thënë të bësh këto lloj çudirash. Kjo është fyese, për mua, për ty dhe për ata që i kanë votuar këta njerëz. Ata vërtetë mund t’i kenë votuar shumë pak njerëz.

Unë e mbaj mend kur kjo partia që ju thoni kishte një emër tjetër. Pasi mbylli numrin e niptit, hapi një numër nipti tjetër tamam si ata dyqanet që kanë borxhe me këtë fjalën e re, Parti e Lirisë. I kam parë edhe kur kanë qenë edhe 13 veta dhe 8 veta, dhe 6 veta dhe tani 3 veta. Në këtë sens e kuptoj që sa më pak të bëhen, aq më të dhunshëm bëhen. Por nuk i ndihmon se erdhën zgjedhjet e tjera. Se erdhën zgjedhjet e tjera. Dhe njerëzit do thonë: Ku ishe ti? Që nuk votoje ndihmën ekonomike, që nuk votoje asistencën sociale, që nuk voton shtëpitë e tërmetit, ndihmën që jepet pas një zjarri që ka rënë. Je aty që sa herë të thotë çifti i partisë, të hidhesh pupthi dhe të shkulësh kavot”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se kjo sjellje nuk e ndihmon Tiranën. “Në një moment kur Tirana është kryeqyteti Europian i Rinisë, i Sportit, i Kulturës, sot drejtojmë gjithë bashkitë e Ballkanit, dhe t’i bën një sjellje dy-thundrake të Mesjetës, ti sillesh si një neandertal që sapo ke zbritur në civilizim dhe nuk kupton çfarë janë kabllot, çfarë janë mikrofonat dhe fillon shkul dhe fillon shkul gjithë dynjanë aty. Kjo është e padenjë. Tirana këtë e ka si një lemzë të vogël. Për ata kjo lemzë do jetë mbytëse. Se do vijnë zgjedhjet e tjera dhe njerëzit do thonë ku ishit ju”, deklaroi ai/m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!