AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Jetë

Surpriza në “Ferma Vip”/ A u keqkuptua Soni Malaj nga Flor Mumajesi?

by Alb Times
07/06/2026
in Jetë, Kryesore
6
0
Surpriza në “Ferma Vip”/ A u keqkuptua Soni Malaj nga Flor Mumajesi?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti kompleks dhe nostalgjik mes Soni Malajt dhe Flori Mumajesit, vazhdon të mbetet kryefjala e këtij edicioni të “Ferma VIP”.

Pas surprizës spektakolare me 300 dronë që ndriçuan qiellin e fermës, këngëtarja e njohur  u përball gjatë natës së “Prime” me pyetjet e drejtpërdrejta të moderatores Arbana Osmani, lidhur me raportin e tyre aktual.

E pyetur nëse e priste një gjest të këtyre përmasave, Soni theksoi rëndësinë e madhe që Flori ka në jetën e saj, duke vënë në dukje se të dy preferojnë t’i mbajnë gjërat larg syrit të publikut:

“Unë gjithmonë e kam pasur të nevojshme mbështetjen e Florit. Pa diskutim ka qenë shumë i rëndësishëm për mua. Si ai, edhe unë, jemi persona shumë diskretë. Pavarësisht këtij vizibiliteti të madh, gjërat personale i mbajmë private. Prisja ndoshta diçka të vogël, por jo aq të madhe. Për mua ishte një lumturi shumë e madhe, sepse Flori është një tip që nuk flet shumë. Nuk është i fjalëve të mëdha, gjithmonë kemi folur me vepra”.

Këngëtarja sqaroi gjithashtu se; pavarësisht kohës dhe thashethemeve në media, respekti mes tyre nuk është zbehur kurrë:

“Ne kemi një respekt reciprok për njëri-tjetrin. Pavarësisht aludimeve që mund të jenë bërë në publik apo në media, ne e kemi mbështetur gjithmonë njëri-tjetrin”.

Gjatë bisedës, Arbana zbuloi se Flori e ndjek rregullisht programin. E pyetur se çfarë mesazhi do t’i dërgonte nëse ai po e ndiqte në ato momente, Soni la të kuptohej se e shihte këtë surprizë si diçka më tepër sesa thjesht mbështetje kolegiale:

“Unë besoj që në një marrëdhënie hapat pak më të rëndësishëm duhet t’i marrë mashkulli. Ai gjërat nga ana ime i di, kështu që nuk kam çfarë t’i them”.

Më tej, kur u pyet nëse do të ishte e hapur për një shans të dytë me kantautorin – ndonëse ky i fundit nuk u shfaq fizikisht dhe as nuk bëri ndonjë deklaratë të hapur rikthimi – Soni kujtoi me buzëqeshje një bisedë të bërë më herët me Mozën:

“I thashë Mozës që ndoshta pleqëria është më e ëmbël për t’u kaluar bashkë”.

Në fund të diskutimit, këngëtarja shkaktoi të qeshura dhe reagime të shumta me pyetjen e saj epike drejtuar produksionit:

“Tani vetëm një pyetje kam. Unë kam hyrë në fermë me statusin ‘single’. Unë nuk quhem më ‘single’ tani, që ta di? Merrni një konfirmim nga Flori, se mos na hyn ndonjë fermer dhe ku i dihet”.

Megjithatë, Arbana u tregua e prerë duke sqaruar se dronët ishin thjesht një shenjë mbështetjeje dhe jo një deklaratë zyrtare.

Nga ana tjetër, Moza e ngacmoi me humor duke i thënë: “Mos u gënje nga një dron, thuaj të vijë vetë këtu”.

Ky moment ka nxitur edhe reagime plot ironi e batuta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar me humor: “Po Flori a e di që i ka dërguar dronë Sonit”?

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.