AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

by SHT Media
25/03/2026
in Botë
6
0
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nje dron i lëshuar nga Rusia godet kishën e Shën Andreas të shekullit të 17-të, pjesë e UNESCO-s. Rreth 1 mijë të tillë u lëshuan në mbarë Ukrainën në 24 orët e fundit, në sulmin më të madh ndonjëherë të ushtrisë së Putinit që prej nisjes së luftës në shkurt të 4 viteve më parë.

Mbi 40 të plagosur, përfshirë fëmijë, dhe disa viktima raportohen nga ushtria e Kievit. Por, lufta ka kaluar kufirin e Ukrainës duke depërtuar brenda NATO-s.

Një dron rus hyri në territorin estonez dhe u përplas në një oxhak në termocentralin Auvere, vetëm pak kilometra larg kufirit rus. Shërbimi i Sigurisë së Brendshme në Talin konfirmoi incidentin pas raportimeve nga mediat. Askush nuk u lëndua dhe shkalla e dëmit është e paqartë, megjithëse mendohet se nuk është prekur ndonjë infrastrukturë elektrike. Thuhet se edhe drone të tjerë kanë hyrë në hapësirën ajrore letoneze gjatë natës.

Arvis Zile, zv/shef i Shtabit, Ushtria e Letonisë, shprehet: “Në këtë pikë, do të preferoja të mos spekuloja ose të emëroja vendin e origjinës së dronit. Siç e përmenda, ushtarët dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme po punojnë aktualisht për të mbledhur mbetjet dhe provat e dronit”.

Kryeministrja letoneze, Evika Silina, sqaroi se informacionet paraprake sugjerojnë se një dron ukrainas mund të ketë hyrë dhe të jetë rrëzuar në territorin e shtetit të saj. Ndërkohë, dhe Kievi nuk ka qëndruar duarkryq. Ukraina ka dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike të qytetit rus të Belgorodit me bombardimet e saj. “Furnizimi me energji elektrike, ujë dhe ngrohje u ndërpre.

Shkalla e saktë e dëmit do të vlerësohet në orët në vijim”, njoftoi guvernatori. Ndërkohë, Rusia mbetet në kontakt me Shtetet e Bashkuara mbi një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë dhe shpreson që Uashingtoni do të vazhdojë përpjekjet e tij të ndërmjetësimit.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Gazeta Vedomosti raportoi më herët të mërkurën, duke cituar burime, se një delegacion ligjvënësish rusë nga Duma Shtetërore pritet të vizitojë SHBA-në në të ardhmen e afërt.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

FOTO/ Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17/10/2026

Përshkallëzohet dhuna në protestën e Tiranës/ Ministria e Shëndetësisë jep detajet: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues, efektivë dhe kalimtarë!

17/10/2026

Kaosi përpara Kryeministrisë/ Dalin pamjet kur protestuesi ngjitet mbi ujëhedhësen e policisë

17/10/2026

Protesta/ Leka: Reagimi i SHBA, ishte i qartë! Berisha ta kuptojë se me dhunë s’ka për të ardhur kurrë në pushtet!

17/10/2026

VIDEO/ Pamjet ku polici e përplas përtokë bënë xhiron e rrjetit, flet nëna e të riut: Djali im ishte paguar për të marrë pjesë në protestë!

17/10/2026

Gjykata cakton 22 masa sigurie për protestuesit, 8 në burg

17/10/2026

Avokati kujton 21 Janarin dhe sulmon Berishën: Ja si do të vepronte me protestuesit po të ishte ende në pushtet

17/10/2026

VIDEO/ Tensione në bulevard, protestuesit i vënë flakën “Audit” pas përplasjes me policinë, efektivët tërhiqen me shpejtësi!

17/10/2026

Ish-zyrtarja e PD nën akuzë për nxitjen e të miturve në protestë, analisti: Çmontohet retorika e Berishës!

17/10/2026

Portugalia në protestë për koston e jetesës dhe krizën e strehimit, teksa demonstratat përfshijnë Evropën

17/10/2026

Turpi mbi ata që mitizojnë vandalizimin e ‘black bloc’ dhe jo protestuesit paqësorë

17/10/2026

Hita sqaron përdorimin e fishekëve të gomës dhe bën bilancin: Janë dëmtuar 132 punonjës policie, një efektiv me fraktura të rënda në nofull!

17/10/2026

Brozi thirrje studentëve: Mbani larg Berishën dhe klanin e tij kriminal nga protesta, do të përgjakë Shqipërinë për të shpëtuar veten!

17/10/2026

Përplasje të dhunshme në Francë! Protestuesit hyjnë me forcë në bashkinë e Marsejës, flakët përfshijnë zyrën e turizmit në Lion

17/10/2026

FOTO/ Plaçkitje gjatë sulmeve, turma e protestuesve të maskuar zbraz dyqanet

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • FOTO/ Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike
  • Përshkallëzohet dhuna në protestën e Tiranës/ Ministria e Shëndetësisë jep detajet: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues, efektivë dhe kalimtarë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.