Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë dy dyqane në kryeqytet, të cilat janë sulmuar nga protestuesit e maskuar.
Në një prej tyre, ata kanë plaçkitur parfume, ndërsa në tjetrin veshjet.
Të maskuarit shihen teksa dynden brenda bizneseve dhe rrëmbejnë ç’të munden.
Kujtojmë që gjatë 5 ditëve protesta të dhunshme, një sërë biznesesh e bankash kanë qenë pre të protestuesve, të cilët kanë shkaktuar dëme të shumta e shkatërrime.

Burimi: Kronikë
