“Beteja” mes protestuesve dhe forcave të policisë është zhvendosur përpara Kryeministrisë, ku po regjistrohen përplasje të forta në ditën e pestë të protestave studentore.
Pas largimit nga zona e Ministrisë së Arsimit, turma ka marshuar drejt godinës së qeverisë, ku situata është tensionuar dhe forcat e rendit kanë ndërhyrë me automjete ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës.
Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të policisë.
I gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i mbushur me gaz lotsjellës. 3 makineri po hedhin ujë me presion ndaj protestuesve, ndërsa këta të fundit shkulin pllakat e bulevardit dhe hedhin gurë drejt efektivëve
Situata në terren mbetet dinamike, ndërsa priten zhvillime të tjera gjatë orëve në vijim.
Burimi: Kronikë
