Pak ditë më parë u shpërndanë në rrjetet sociale pamje ku u pretendua se protestuesit e arrestuar shiheshin përtokë në ambientet e komisariatit.
Avokati Edmond Petraj u shpreh se ai ambient, nuk ishte i asnjë komisariati në Tiranë.
“Unë i njoh shumë mirë komisariatet e Tiranës dhe nuk ka asnjë ambien të tillë”
Kryeredaktori i lajmeve në Vizion Plus Roland Zili, në shpjegimin e tij i tha se pamjet janë reale, por ishin në një ambient të një institucioni tjetër shtetëror.
“Ajo foto është reale, por nga policia është konfirmuar që nuk është bërë në komisariat”, tha Zili.
Në reagimin e policisë pak ditë më parë për këto pamje thuhej:
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës sqaron opinionin publik se:
Personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë. Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë”.
Burimi: Kronikë
