Një protestues ka arritur të ngjitet mbi një automjet ujëhedhës të policisë gjatë përplasjeve të ashpra që po zhvillohen përpara Kryeministrisë.
Pasi është ngjitur në pjesën e sipërme të automjetit, demonstruesi ka tentuar të dëmtojë pajisjen nga e cila lëshohet uji me presion drejt turmës.
Incidenti ka ndodhur në një moment kur policia po përdorte ujëhedhëset dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa këta të fundit po përgjigjeshin me gurë, kokteje Molotov dhe sende të tjera.
Përplasjet vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku situata mbetet shumë e tensionuar, me tym, gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
https://javanews.al/wp-content/uploads/2026/10/6ad38eaadc7fd.mp4
Burimi: Kronikë
