AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

SPECIALE: Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

by SHT Media
20/08/2025
in Botë
6
0
SPECIALE: Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë dikur se gadishulli ukrainas i Krimesë, i cili është nën kontrollin rus që nga viti 2014, nuk është “një sanduiç me proshutë” për t’u shpërndarë.

Fati i tij – në kohën kur po zhvillohet një diplomaci intensive për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës – është sërish i pasigurt.

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas takimit që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 gusht në Alaskë, ka thënë se për Ukrainën “nuk ka rikthim” të Krimesë.

Moska këmbëngul, po ashtu, se statusi i këtij gadishulli është çështje e mbyllur dhe kërkon njohjen e aneksimit të tij, ndonëse referendumi i mbajtur në vitin 2014 është cilësuar nga komuniteti ndërkombëtar si i rremë dhe i pavlefshëm.

Historikisht, kontrolli mbi këtë gadishull ka ndryshuar disa herë gjatë dy shekujve të fundit.

Perandoria Ruse e ka aneksuar zyrtarisht Hanatin e Krimesë në vitin 1783, gjatë sundimit të Katerinës së Madhe.

Kur Perandoria Ruse është shembur në vitin 1917, është shpallur Republika e Popullit të Krimesë, por ajo është rrëzuar shpejt nga forcat e Flotës së Detit të Zi të Rusisë, të kontrolluara kryesisht nga bolshevikët.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Luftës Civile Ruse dhe Luftës për Pavarësinë e Ukrainës, Krimeja ka ndryshuar kontroll disa herë: e kanë kapur forcat aleate nga Franca dhe Greqia dhe ushtria e kuqe dhe e bardhë ruse, derisa është pushtuar nga bolshevikët në nëntor të vitit 1920.

Pas pushtimit gjerman, Krimeja ka mbetur pjesë e Rusisë brenda Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1954, kur Nikita Khrushchev e ka transferuar atë te Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainës.

Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe referendumet
E banuar kryesisht nga rusët etnikë, Krimeja ka mbetur pjesë e Ukrainës kur ajo ka fituar pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, pas shpërbërjes në vitin 1991.

Në referendumin për pavarësinë e Ukrainës në dhjetor të vitit 1991, pak më shumë se gjysma e banorëve të Krimesë kanë votuar për pavarësinë e Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik: 54% në të gjithë rajonin dhe 57% në qytetin e administruar veçmas të Sevastopolit.

Në vitin 1994, shumica e banorëve të Krimesë kanë votuar për t’i dhënë gadishullit më shumë autonomi brenda Ukrainës dhe për t’i lejuar banorët të kishin dy shtetësi: ruse dhe ukrainase.

Por, këto masa nuk janë zbatuar, pasi Dhoma e Lartë e Parlamentit të Ukrainës ka shfuqizuar Kushtetutën e Krimesë dhe pozicionin e presidentit të Krimesë, duke hartuar një kushtetutë të re në vitin 1999.

Si pjesë e Ukrainës, Krimeja ka vazhduar të jetë bazë e Flotës Ruse të Detit të Zi, me seli në Sevastopol, dhe Rusia i ka shfrytëzuar me qira objektet e saj.

Sipas marrëveshjes së qirasë, Rusia është zotuar se “do të respektojë sovranitetin e Ukrainës, do të zbatojë ligjet e saj dhe nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Ukrainës”.

Pavarësisht kësaj, trupat e flotës kanë luajtur një rol kyç në marrjen nën kontroll të gadishullit të Krimesë në shkurt të vitit 2014.

Pas kësaj, Rusia ka organizuar një referendum, të cilin Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka cilësuar si të paligjshëm.

Rusia ka shpallur aneksimin formal të gadishullit në mars të vitit 2014, duke shkaktuar kështu dënime dhe sanksione ndërkombëtare.

Që nga aneksimi, Rusia ka këmbëngulur se statusi i Krimesë nuk është në diskutim. Së voni është raportuar se Putin i ka thënë Trumpit se marrëveshja e paqes për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës, do të varej, mes tjerash, edhe nga njohja e këtij aneksimi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se Ukraina nuk do ta njohë ligjërisht kontrollin rus mbi gadishullin dhe se Kushtetuta e vendit e lejon dhënien e territorit vetëm përmes një referendumi kombëtar.

Trump ka thënë më herët se “askush nuk i kërkon Zelenskyt ta njohë Krimenë si territor rus”.

Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër, mund të bëhen vendi i parë perëndimor – dhe me gjasë i vetmi në të ardhmen e afërt – që do ta njohin, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Disa burime kanë thënë se administrata aktuale e Trumpit mund të jetë e hapur për këtë hap, ndërsa vetë Trump ka thënë gjatë mandatit të tij të parë – para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia – se nuk do ta përjashtonte këtë opsion.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

06/11/2026

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

06/11/2026

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

06/11/2026

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

06/11/2026

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

06/11/2026

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

06/11/2026

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

06/11/2026

Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

06/11/2026

“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

06/11/2026

Tensionet antisemitiste në Gjermani, Merz paralajmëron emigrantët: Respektoni historinë! Kush nuk pranon, le të largohet…

06/11/2026

Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vuan nga…

06/11/2026

Masakër në Jemen, të paktën 30 të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në treg! Akuza të ndërsjellta mes Arabisë dhe rebelëve Huthi

06/11/2026

Tirana pret Samitin Europian për Investimet, analisti: Një mundësi e artë për Shqipërinë, ta shfrytëzojmë!

06/11/2026

“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

06/11/2026

Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!
  • Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.