AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

by Alb Times
06/11/2026
in Politikë
6
0
“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

Foto: Politika

6
SHARES
310
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi, e ka cilësuar progres-raportin e Komisionit Evropian si më të mirin që Shqipëria ka marrë ndonjëherë, duke vlerësuar progresin e bërë në procesin e integrimit evropian.

Në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, Muzhaqi u shpreh se Shqipëria ka avancuar në 20 kapituj të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se rezultatet e vendit janë vlerësuar edhe nga partnerët evropianë.

“Ky raport progresi, nëse lexohet në tërësinë e tij, është raporti më i mirë që ne kemi marrë ndonjëherë si Shqipëri. Ka treguar qartësisht që ne kemi bërë punë shumë të mirë dhe kemi avancuar në 20 kapituj të procesit të integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi ajo.

Megjithatë, deputetja theksoi se raporti nuk duhet parë vetëm si një vlerësim pozitiv, por edhe si një udhërrëfyes për punën që mbetet për t’u bërë. Ajo pranoi se në dokument evidentohen problematika që lidhen me funksionimin e institucioneve demokratike, mbikëqyrjen parlamentare, lirinë e medias, mbrojtjen e mjedisit dhe konsultimin publik.

“Progres-raporti nuk është vetëm një dëftesë me nota të mira. Ka gjithmonë punë dhe detyra që duhen bërë. Për ne është një manual pune, një udhëzues i të gjitha pikave që duhet të përmbushim”, u shpreh ajo.

E pyetur për kritikat e raportit ndaj institucioneve shqiptare, veçanërisht për ndarjen e pushteteve, komisionet hetimore dhe llogaridhënien e qeverisë, Muzhaqi tha se vlerësimet duhet të lexohen në tërësi dhe jo në mënyrë selektive.

Ajo pranoi se Parlamenti duhet të forcojë rolin e tij mbikëqyrës ndaj qeverisë, duke nënvizuar se problematikat e evidentuara nuk duhet të përdoren për të mohuar progresin e arritur.

“Roli i Parlamentit duhet të bëhet më i fortë, sidomos për pjesën e mbikëqyrjes, llogaridhënies. Raporti nuk mohon problemet që ka vendi, por problemet nuk mund të përdoren për të mohuar gjithë progresin e dokumentuar. Shqipëria ka bërë vërtet një përparim të madh. Ka punë të mëtejshme, janë 33 kapituj dhe kanë të gjitha piketa konkrete që ne duhet t’i arrijmë”, tha Muzhaqi.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë
  • “Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.