AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Spanja e kërkonte për drogë dhe vjedhje, arrestohet 40-vjeçari me katër identitete në Laç! Detajet se si funksiononte organizata 

by SHT Media
23/08/2025
in Kronikë
6
0
Spanja e kërkonte për drogë dhe vjedhje, arrestohet 40-vjeçari me katër identitete në Laç! Detajet se si funksiononte organizata 
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja e kërkonte për “shtëpi bari”, vjedhje energjie, organizatë kriminale dhe krime kundër shëndetit, Policia e Shtetit arreston 40-vjeçarin me 4 identitete.

Prangosja e tij u krye sot gjatë një aksioni të kryer nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, i koduar “Operacionalja 58”.

I arrestuari është Gjergj Gjoka alias Gjergj Marku, alias Gjergj Ruqja, alias Gjergi Ruqja, banues në Lezhë.

“Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., 40 vjeç, lindur në Lezhë”, bëri me dije policia.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana, në Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për 4 vepra penale: “krime kundër shëndetit publik, kultivim i bimëve narkotike”, “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “vjedhje e energjisë elektrike”.

“Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes”, sqaroi policia.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

06/11/2026

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

06/11/2026

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

06/11/2026

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

06/11/2026

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

06/11/2026

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

06/11/2026

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

06/11/2026

Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

06/11/2026

“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

06/11/2026

Tensionet antisemitiste në Gjermani, Merz paralajmëron emigrantët: Respektoni historinë! Kush nuk pranon, le të largohet…

06/11/2026

Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vuan nga…

06/11/2026

Masakër në Jemen, të paktën 30 të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në treg! Akuza të ndërsjellta mes Arabisë dhe rebelëve Huthi

06/11/2026

Tirana pret Samitin Europian për Investimet, analisti: Një mundësi e artë për Shqipërinë, ta shfrytëzojmë!

06/11/2026

“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

06/11/2026

Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!
  • Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.