AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

SPAK dhe Prokuroria e Milanos në aksion: Mbi 1 mijë italianë pjesë e skemës së mashtrimit me faturat e energjisë nga 12 call centera në Shqipëri e Itali

by SHT Media
25/06/2024
in Kronikë
6
0
SPAK dhe Prokuroria e Milanos në aksion: Mbi 1 mijë italianë pjesë e skemës së mashtrimit me faturat e energjisë nga 12 call centera në Shqipëri e Itali
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Milanos dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë pjesëmarrjen e Policisë Postare dhe Shërbimit të Sigurisë Kibernetike Milano, të Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Policor – Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri, së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit (B.K.H.), Departamentin e Policisë Kriminale – Drejtorinë e Hetimit dhe Krimit të Organizuar dhe të Njësisë së Krimeve Kibernetike të Policisë së Shtetit Shqiptar, kanë kryer sot me datë 25.06.2024, në Tiranë, veprime hetimore për llogari të një procedimi penal të autoriteteve italiane.

Nga hetimet e autoriteteve italiane është konstatuar se janë kryer një sërë mashtrimesh në kuadër të një organizate kriminale. Mashtrimet e kryera nga të dyshuarit kanë nisur nga telefonatat e panumërta (të bëra edhe herët në mëngjes apo në mbrëmje vonë) me të cilat janë mbledhur të dhënat e viktimave, të cilët ishin të bindur se po flisnin me punonjës të A.R.E.R.A. (Autoriteti Rregullator për Rrjetet e Energjisë dhe Mjedisit në Itali) ose me kompanitë e energjisë me të cilat kishin lidhur kontrata të rregullta furnizimi të energjisë elektrike dhe gazit. Këto informacione mblidheshin duke përdorur justifikime nga më të ndryshmet: ai i përdorur më shpesh i referohej punimeve fantazmë rrugore që ishin ndërprerë kabllot elektrike ose tubacionet e gazit dhe për shkak të të cilave ishte e nevojshme të aktivizohej përkohësisht një kontratë e re me një operator “dakordësuar”.

Kur nuk arrinin ta bindnin viktimën me arsyetime të tilla, të akuzuarit përdornin të dhënat e marra gjatë telefonatave për të aktivizuar sërish kontratën duke vendosur nënshkrime false në fund të dokumentit. Në raste të tjera, kur procedura e aktivizimit kërkonte regjistrimin zanor, atëherë përpunohej regjistrimi zanor i zërit të viktimës, i regjistruar gjatë telefonatës, me mjaft mjeshtëri me redaktues audio ose me aplikacione të inteligjencës artificiale në mënyrë që të dëgjohej shqiptimi nga përdoruesi i pavetëdijshëm, i të dhënave të nevojshme personale dhe “po”-të e ndryshme që duhet të jepte për përgjigjet e pyetjeve të operatorit përgjegjës për marrjen e pëlqimit.

Vetëm pas disa muajsh nisnin problemet e vërteta për viktimat, të cilët, fare të pavetëdijshëm që kishin nënshkruar kontratë me një kompani të re energjetike, u shkonin kërkesa pagese për faturat e papaguara. Në atë pikë fillonte kalvari i telefonatave të panumërta, me tone gjithnjë e më agresive dhe frikësuese, me të cilat personat përgjegjës për mbledhjen e borxheve kërkonin pagesën e shumës së papaguar.

Veprimtaria hetimore komplekse dhe e detajuar, e zhvilluar me ritme shumë të shpejta prej një viti e gjysmë, përfshinte analizimin e një sasie konsideruese të të dhënave elektronike dhe bankare, përveçse kryerjes së shërbimeve policore në territor, në Itali dhe Shqipëri, me qëllim marrjen e të gjitha provave të nevojshme.

Ndërsa hetimet merrnin formë, u arrit të identifikonin shumë viktima të tjera (rreth një mijë) të cilët ende nuk e kishin kuptuar se kishin rënë në grackën e organizatës kriminale. Shumë prej tyre kanë kontribuar në masë vendimtare për përfundimin e suksesshëm të hetimeve, duke bërë ankesë ose duke dhënë informacione të dobishme për rindërtimin e saktë të fakteve.

Kontrollet në vend dhe ato informatike të urdhëruara nga Prokuroria e Milanos dhe Prokuroria e Posaçme kishin të bënin me gjithsej 35 objektiva, nga të cilët 32 në Itali dhe 3 në Shqipëri, në qytetin e Tiranës. Në veçanti, aktivitetet kishin si objektiv dy selitë operative të kompanive energjetike të Padovës (së fundmi të sanksionuara nga Garanti i Privatësisë dhe nga Antitrust), 12 seli të call center-ave (nga të cilat 3 në Shqipëri) dhe 21 subjekte duke përfshirë administratorë, kontabilistë, konsulentë dhe punonjës të kompanisë energjitike dhe të call center-ave.

Ndër elementët e shfaqur gjatë hetimeve marrin rëndësi të veçantë ato të gjetura në selinë e një call center ku u gjetën kopje të kontratave të rreme që ishin objekt i ankesës dhe të regjistrimeve zanore përkatëse. Për më tepër, u gjetën lista shumë të përditësuara të përdoruesve rezidencialë, të cilët do të kontaktoheshin për lidhjen e kontratave të energjisë elektrike dhe gazit, aq voluminoze (miliona të dhëna) saqë kërkojnë burime të konsiderueshme informatike për menaxhimin dhe konsultimin e tyre.

Gjithashtu falë sekuestrimit të sistemeve kompjuterike, serverëve në distancë, hapësirave cloud dhe pajisjeve të specializuara teknologjike, operacioni i dha një goditje shumë të rëndë fenomenit të “telemarketingut të egër” që mundon miliona qytetarë çdo ditë, në mënyrë absolutisht tërthore dhe në kundërshtim të rregullave që synojnë mbrojtjen e konsumatorëve./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

02/10/2026

Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë

02/10/2026

“Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

02/10/2026

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

02/10/2026

Videot intime / Zbardhet dëshmia e Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova
  • Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.