• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

‘S’ka qenë ndonjë gjë kushedi se çfarë’, gruaja e dhunuar për bashkëshortin që e izoloi: Kamerat i kam vendosur vetë, s’keni punë ju…!

07/02/2024
in Kronikë
‘S’ka qenë ndonjë gjë kushedi se çfarë’, gruaja e dhunuar për bashkëshortin që e izoloi: Kamerat i kam vendosur vetë, s’keni punë ju…!

Gruaja e cila dhunohej dhe monitorohej me kamera nga bashkëshorti i saj është pajisur me urdhër mbrojtje.

Një dosje voluminoze është referuar në prokurorinë e kryeqytetit ku përveç deklarimit të gruas dhe nënës së saj janë dhe materialet filmike të përftuara nga kamerat e sigurisë që vetë dhunuesi i kishte montuar Brenda banesës.

Ndonëse autoritetet po vijojnë hetimin e rastit iniciuar nga kallëzimi i gruas kjo e fundit përpiqet ta relativizojë dhunën. E kontaktuar nga Top Channel gruaja e ka konsideruar ngjarjen një zënkë të momentit.

Gruaja: Nuk ka qenë ndonjë gjë kushedi se çfarë

A jeni dhunuar ju zonjë?

Gruaja: Jo, pastaj se çfarë bëhet në familjen time, s’ka nevojë të ndërhyjë media. Kamerat i kam vendosur vetë

Pse i vutë kamerat?

Gruaja: Është puna ime moj, për qejf i kam vënë. Ça bëj në shtëpinë time është puna ime

A ndihesh e kërcënuar?

Gruaja: Jo, asnjë lloj kërcënimi

Çfarë marrëdhënie keni pasur ju me të?

Gruaja: Shumë të mirë

Po pse e denoncuat pra?

(Mbyll telefonin)

Por ndryshe nga sa thotë publikisht, para hetuesve gruaja ka treguar se bixhozi, dhe përdorimi i lëndëve narkotike nga i shoqi prishën marrëdhëniet mes çiftit dhe i futën në borxhe. Një ndikim patën dhe familjarët e të shoqit.

Gjatë vitit të kaluar 4300 gra denoncuan dhunën në familje, por një pjesë e madhe e tyre pas momentit të parë kanë tentuar të tërheqin denoncimin.

“Tërheqja lind me ata persona që kanë dhunë psikologjike, mendojnë çfarë do mendojë bota për mua, kam gjendje të mirë ekonomike për të rritur fëmijët?  Vetë personi dyzohet në mendimin që ka dhe instiktivisht siç ka bërë kallëzimin, automatikisht ftohet mendimi, hyjnë faktorët që përmenda dhe tërhiqet”, tha juristja Eneida Bozheku.

Prej vitit 2018 me ndryshimet që iu bënë kodit penal denoncimet për dhunë në familje nuk mund të tërhiqen dhe çështja vijon të hetohet pavarësisht se e dhunuara nuk dëshiron ta vijojë më ligjërisht./m.j

Më të lexuarat

  • Vëllai dhe burri trafikantë droge / Habit deputetja e PD: I detyroi Edi Rama

    Vëllai dhe burri trafikantë droge / Habit deputetja e PD: I detyroi Edi Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, Berisha dhe e gjithë kasta përballë një realiteti të ri: Shqiptarët nuk heshtin më!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Negociatat SHBA-Iran, Rubio: Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk e duroj më!”, zbardhet sherri Meta-Kryemadhi në sallën e gjyqit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të shtojë pasuritë e paluajtshme, blen pronë 200 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Non grata” dhe bllokime pronash/ Çfarë përmban dekreti i plotë i Trump për të korruptuarit e Tiranës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!