• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

S’ka parti/ KQZ letër krerëve të partive për Reformën Zgjedhore, Berisha nuk ‘ekziston’

15/01/2024
in Politikë
S’ka parti/ KQZ letër krerëve të partive për Reformën Zgjedhore, Berisha nuk ‘ekziston’

Kreu i KQZ -së Ilirjan Celibashi i ka dërguar një letër kryetarëve të partive dhe Komisionit për Reformën Zgjedhore ku u kërkon adresimin e rekomandimeve të OSBE-së për reformën.

Letra i është dërguar 9 kryetarëve të Partive në vend,  PS, PD, PL, PSD, PAA, LZHK, PR, PBDNJ e PDIU.

Sali Berisha, në arrest shtëpie, në hetim për korrupsion për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani nuk figuron, ashtu siç nuk figuroi as në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Një tjetër konfirmim se Berisha jo vetëm nuk përfaqëson ligjërisht asnjë forcë politike, por as nuk mund të flasë në emër të askujt.

Në letrën që mban datën 15 janar Celibashi u kërkon partive politike të adresojnë ‘herësin’ dhe votën e emigrantëve si dhe i kërkon që të japin përgjigje brenda muajit shkurt nëse do të zgjerohet votimi elektronik.

Pas takimit dy ditor në Shëngjin javën e kaluar kryeministri la të nënkuptohet se nëse nga ana tjetër nuk do të ketë dakordësi për tu ulur në komisionin bipartisan të reformës zgjedhore atëherë mund të hiqet dorë nga kjo traditë.

Z. Edi Rama – Kryetar, Partia Socialiste e Shqipërisë

Z. Lulzim Basha – Kryetar, Partia Demokratike e Shqipërisë

Z. Ilir Meta – Kryetar, Partia e Lirisë

Z. Tom Doshi – Kryetar, Partia Social Demokrate

Z. Agron Duka – Kryetar, Partia Agrare Ambientaliste

Z. Dashamir Shehi- Kryetar, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

Z. Fatmir Mediu- Kryetar, Partia Republikane Shqiptare

Z. Shpëtim Idrizi- Kryetar, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet

Z. Vangjel Dule- Kryetar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Në zgjedhjet e 14 majit 2024 Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve refuzoi  kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit si subjekt zgjedhor me emrin Partia Demokratike e Shqipërisë.

Si në zgjedhjet e pjesshme të 2022-shit, Berisha u detyrua të strehohej sërish në një koalicion nën siglën e Partisë së Lirisë së ish presidentit Ilir Meta.

Një tjetër çështje që ngre Celibashi është edhe ajo e votimit dhe numërimit elektronik në disa qarqe, që nëse realizohet KQZ pret të njoftohet deri në fund të muajit Shkurt 2024 për të nisur më pas përgatitje./m.j

 

Më të lexuarat

  • Quajti Arbana Osmanin Kuç*kë, Agai merr vendimin për Fabjolën

    Quajti Arbana Osmanin Kuç*kë, Agai merr vendimin për Fabjolën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rubio: Irani duhet të ulet në tryezën e negociatave ose do të përballet me izolim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor i dashur!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Emirateve: Akt terrorist dhe kërcënim për paqen rajonale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në inteligjencën artificiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boli i Kokainës u kap në Brazil, Elvana Gjata ia nis këngës me Flori Mumajesin, ndryshimi nga klipet me helikopterë tek klipet duke gatuar në shtëpi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasuritë e ngrira të klanit “Çopja” që s’i prek askush, forcat speciale në kërkim të floririt të fshehur nën tokë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!