• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Shtyhet seanca, ‘Kushtetuesja’: Zaçaj të japë opinion me shkrim mbi aktet e GJL

16/12/2024
in Kronikë
Shtyhet seanca, ‘Kushtetuesja’: Zaçaj të japë opinion me shkrim mbi aktet e GJL

Është shtyrë për të Martën në orën 13:00, seanca në Gjykatën Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj. Përmes një njoftimi zyrtar, GJK thotë se aktet e Gjykatës së Lartë do t’i komunikohen Zaçajt, në mënyrë që kjo e fundit të japë një opinion me shkrim.

 

“Gjykata Kushtetuese u mblodh sot, më datë 16.12.2024, ora 11:00, për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj. Gjykata administroi praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë, që ka shoqëruar procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, si dhe njoftimin e Kryetarit të asaj gjykate për hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, të cilat, mbi bazën e kërkesës së Gjykatës, janë dërguar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë ditën e premte, datë 13.12.2024, ora 16:30. Gjykata vlerësoi që aktet në fjalë t`i komunikohen gjyqtares Holta Zaçaj, njëherazi edhe Kryetarja e Gjykatës, e cila ka vënë në lëvizje këtë proces, me qëllimin për t`u njohur dhe për të vlerësuar paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to. Për këto arsye, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e nesërme, datë 17.12.2024, ora 13:00”, njofton Gjykata Kushtetuese.



Kujtojmë se Zaçaj dha një sqarim shterrues para pak ditësh sa i takon mbarimit të mandatit të saj dhe theksoi se Gjykata e Lartë s’mund ta shpallë vendin vakant pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Më të lexuarat

  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjyqtari Rexhep Bekteshi shpall të pafajshëm Trifon Muratajn: Kokainën në bananet e tij e kanë harruar trafikantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përplas fizikisht me gazetarin para Kuvendit, reagon Braçe: Më kishin zënë pritë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Enno Bozdo i PD me 31 pasuri ‘duke kursyer’ nga rroga, 26 prona në emrin e babait

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Kthimi i Veliajt imediat’, Valteri sulmon Ristanin: Kryetarja më e tmerrshme që ka pasur Tirana, nuk pastron as qytetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!