AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Shqipëria po i beson Inteligjencës Artificiale”- Euronews: A mundet që “Diella” ta çojë vendin drejt anëtarësimit në BE?

by SHT Media
02/11/2025
in Politikë
6
0
“Shqipëria po i beson Inteligjencës Artificiale”- Euronews: A mundet që “Diella” ta çojë vendin drejt anëtarësimit në BE?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rrjeti televiziv i lajmeve “Euronews” i ka kushtuar një shkrim ministres së Inteligjencës Artificiale në Shqipëri, “Diella”, duke shtruar pyetjen se “a mund ta çojë kjo Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?”. 

Në artikullin e Euronews shkruhet ndër të tjera se Qeveria shqiptare po i beson inteligjencës artificiale për të përshpejtuar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

“Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një nismë novatore që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare: krijimin e një “ministre virtuale”, të quajtur Diella, e cila do të përdoret për të reformuar proceset e prokurimeve publike dhe për të luftuar korrupsionin”. 

Teksa shpjegon kuptimin e emrit të ministres, Euronews, shkruan se “Rama, i cili ka siguruar mandatin e katërt si kryeministër, deklaron se Diella do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet “një vend ku tenderat publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni””. 

Sipas Andreas Schieder, raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, vendi po ecën me ritme të mira drejt BE-së, falë reformave në drejtim të dixhitalizimit dhe qeverisjes transparente. 

“Diella është një sinjal i fortë për investitorët e huaj, që po shohin përpjekje serioze për procese më të ndershme e të përgjegjshme,” tha Schieder për Euronews, duke shtuar se projekti ishte diskutuar gjerësisht në bisedimet për integrimin. 

Megjithatë, nisma ka ngjallur edhe debate dhe shqetësime lidhur me legjitimitetin, sigurinë dhe sovranitetin digjital. Ekspertë europianë paralajmërojnë se përdorimi i modeleve të huaja të AI-së, si ato të zhvilluara nga OpenAI dhe të hostuara në Microsoft Azure, mund të krijojë rreziqe në lidhje me të dhënat dhe ndërhyrjet e mundshme të jashtme. 

“Çdo algoritëm ka prirje të ndikuara nga konteksti social, ekonomik dhe teknologjik ku është zhvilluar,” shpjegon Clotilde Bomont, analiste e lartë për teknologjitë dixhitale në Institutin e Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë (EUISS). Ajo thekson se përdorimi i një platforme amerikane për një funksion shtetëror në Europë ngre pyetje për aksesin e mundshëm të qeverisë amerikane në të dhënat publike, përmes ligjit të njohur si akti CLOUD. 

Krahas rreziqeve të sigurisë, ekspertët theksojnë edhe mundësinë që projektet inovative si Diella të bëhen objekt i sulmeve kibernetike apo manipulimeve. 

Megjithatë, ndërkombëtarisht, Rama është vlerësuar për guximin për të përdorur teknologjinë si mjet kundër korrupsionit, një nga kërkesat kryesore të Brukselit për avancimin e procesit të anëtarësimit. “Kam rezerva, por përpjekja për të luftuar korrupsionin me mjete të reja është e lavdërueshme,” tha Schieder. 

“Prokurimet publike kanë qenë shpesh në qendër të skandaleve në Shqipëri, një çështje që Komisioni Evropian e ka cilësuar si “një nga sektorët më të prekshëm nga korrupsioni”. Përmes reformave të thella në drejtësi dhe krijimit të SPAK-ut, qeveria shqiptare ka kërkuar të tregojë se lufta kundër korrupsionit është prioritet kombëtar”, shkruan Euronews. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.