AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Duhet ta dëgjojmë çerek ore, që të mos paguajmë 500 mijë euro

by SHT Media
23/09/2025
in Politikë
6
0
Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Duhet ta dëgjojmë çerek ore, që të mos paguajmë 500 mijë euro
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, Dorian Teliti, tha se vendimi i Partisë Socialiste për të mos lejuar praninë e kryeartit Erion Veliaj në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i tij është i padrejtë dhe i jep mundësinë atij të rikthehet në detyrë me vendim gjykate dhe të përfitojë dëmshpërblim të majmë, nëse e çon çështjen në Strasburg.

“Sot Erion Veliaj do të shkarkohet, nuk do të jetë më kryetar i Bashkisë. Ne kemi muaj që protestojmë para Bashkisë, sigurisht që do ta votojmë shkarkimin e tij. Por i pandehuri Erion Veliaj ka të drejtën e tij të flasë para këshillit. Edhe ne duam t’ia përplasim në fytyrë abuzimin dhe korrupsionin që ka kryer në 10 vite, jo përmes mediave, atë që ai ka bërë në këto dhjetë vite në Bashkinë e Tiranës”, tha Teliti për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale në Bashki, që i paraprin asaj të këshillit bashkiak në orën 16:00.

“Është e drejtë e tij kushtetuese. Socialistët duhet t’i kishin kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve që ai të ishte i pranishëm, ose të paktën përmes videos, është e drejtë e qytetarit Erion Veliaj, tashmë ish-kryetar i Bashkisë. E kemi këtë qëndrim jo se na intereson retorika e tij e shpifur, por duam ta zhveshim nga çdo instrument që mund ta bëjë atë ta hedhë poshtë këtë vendim në të ardhmen thjesht për faktin se nuk e kemi dëgjuar. Duhet t’i mbyllim derën Erion Veliajt për të ardhur sërish në këtë godinë, por edhe që të shmangim që në të ardhmen, me vendim të Strasburut, të mos përballemi pas 2-3 vitesh, që me vendim të Strasburgut të paguajmë 400-500 mijë euro, dëmshpërblim financiar sepse nuk e dëgjuam çerek ore, siç e ka të drejtën”.

Në mbledhjen e komisionit u miratua rendi i ditës, por jo kërkesa e vetë Veliajt, si dhe e demokratëve, për të qenë i pranishëm në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i tij.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

05/11/2026

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

05/11/2026

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

05/11/2026

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

05/11/2026

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

05/11/2026

Apo do të bëhet si në Serbi?!

05/11/2026

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

05/11/2026

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

05/11/2026

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

05/11/2026

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

05/11/2026

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

05/11/2026

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

05/11/2026

Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

05/11/2026

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

05/11/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses
  • Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.