Tensione janë shënuar në Kuvend gjatë ndërprerjes së seancës plenare, ku deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka tentuar të kalojë shkallët për t’iu afruar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, por është ndaluar nga Garda.
Seanca plenare është ndërprerë për herë të dytë me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili ka kërkuar lirimin e foltores.
Gjatë kësaj ndërprerjeje, situata është tensionuar, me deputetët e opozitës që nuk pranojnë të lirojnë foltoren.
